Lajme
17.12.2022 05:15
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e përvjetorit të marrjes së statusit kandidat të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, thotë se pas 17 vitesh pritje sot jemi vend negociues me BE-në, dhe tani gjithçka është në duart tona.
-Në vitin 2005 morëm statusin kandidat për anëtarësim në BE, ndërkaq këtë 17 dhjetor Maqedonia e Veriut është vend që negocion me bashkimin Evropian. Nuk kemi më bllokada nga askush, përkundrazi. Kemi mbështetje të fuqishme nga institucionet evropiane, nga vendet anëtare, nga përfaqësuesit e lartë evropian. Mos të jemi vetoja e radhës ndaj vetes, thotë Mariçiq.
Në vazhdim i gjithë teksti:
“Pas 17 vite pritje, e ardhmja evropiane e vendit është në duart tona. Në vitin 2005morëm status kandidat për anëtarësim në BE, ndërkaq këtë 17 dhjetor Maqedonia e Veriut është vend që negocion me Bashkimin Evropian. Bëmë hap historik në euro-integrime. Sot kemi detyrë para këtij projekti shtetëror të qëndrojmë me përgjegjësi dhe me vullnet të fuqishëm politik për reformat themelore, që me sukses ti përfundojmë. Ky është detyrimi ynë ndaj qytetarëve. 17 vite suksese dhe rënie, progres dhe regres në rrugën evropiane, tani më nuk kemi kohë për të humb. Me plan dhe vizion të qartë, pas të cilës duhet të qëndrojmë të gjithë, të fokusuar në agjendën reformuese, duhet shpejtë të përparojmë në proces si dhe qytetarët të fillojnë ti ndjejnë përfitimet e negociatave me BE-në. Rritmi i procesit të skriningut rrjedh sipas kalendarit të paraparë nga Komisioni Evropiane. Me sukses përfunduam skriningun bilateral për Klasterin 1 “Vlerat fondamentale” në janar vazhdojmë me takimet bilaterale për Klaster 2 edhe atë për Kapitujt 3,6 dhe 7 respektivisht, “E drejta e themelimit dhe liria e për të ofruar shërbime”, “E drejta e shoqërive tregtare” dhe “E drejta e pronësisë intelektuale”. Nuk kemi më bllokada nga askush, përkundrazi. Kemi mbështetje të fuqishme nga institucionet evropiane, nga vendet anëtare, nga përfaqësuesit e lartë evropian. Mos të jemi vetoja e radhës ndaj vetes.
2030 vit real për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, së bashku ta realizojmë”, qëndron në publikimin e Zëvendëskryeministrit dhe negociuesit kryesor me BE-në, Mariçiq.