Lajme
16.12.2022 02:31
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot në takimin me Ambasadoren e SHBA-ve në vend, SH.S. Anxhela Ageler diskutuan për bashkëpunimin me SHBA-të si partner i ynë strategjik në fushat lidhur me reformat evropiane dhe për mundësitë për kahësimin dhe përforcimin e bashkëpunimit në realizimin e prioriteteve strategjike nacionale.
-Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partneri ynë strategjik janë aleat i fuqishëm dhe ne jemi mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme politike dhe ekonomike. Nga fillimi i viteve 90-ta SHBA-të i ndihmojnë vendit tonë në fusha të ndryshme me pothuajse 1 miliardë dollar amerikan, që tregon përkushtim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm në zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë, theksoi Mariçiq në fillim të takimit.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ambasadorja Ageler diskutuan për fushat në të cilat nevojitet vazhdimi i mbështetjes nga SHBA-të para se gjithash në drejtim të zbatimit të reformave evropiane, për çka Ageler tha se mundemi ta llogaritim ndihmën e SHBA-ve në zbatimin e tyre.
-Deri më tani janë bërë përpjekje të mëdha në fushat kyçe të reformave, siç janë arsimi, drejtësia, administrata dhe ekonomia, që janë të rëndësisë vitale për arritjen e prioriteteve strategjike të Maqedonisë së Veriut – anëtarësimi në NATO, të cilën tani më e arritëm dhe anëtarësim të plotë në BE, në të cilën punojmë me përkushtim, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ekipi i ekspertëve për sanksione i cili punon në rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë kundër zyrtarëve të tanishëm dhe të mëparshëm u potencua se vlerësohet, sepse lufta kundër korrupsionit është një ndër prioritetet kyçe në sigurimin e standardeve evropiane.
Bashkëbiseduesit theksuan edhe mbështetjen që përmes projekteve realizohet me financimin e USAID, duke potencuar se korniza Strategjike e USAID për Republikën e Maqedonisë së Veriut 2018-2020 siguroi bazë për bashkëpunim të frytshëm të kahësuar drejt 4 rezultateve kryesore të vendosura si qëllime për këtë periudhe trevjeçare të bashkëpunimit.
Në takim u theksua edhe Strategjia e re për bashkëpunim dhe zhvillimin e vendit 2020-2025 që është e fokusuar të sigurojë mbështetje për promovimin e Maqedonisë së Veriut më prosperuese, mirë të qeverisur dhe të qëndrueshme, e përkushtuar në integrimin euro-atlantik përmes partneritetit me USAID. Në këtë kontekst u njoftua se USAID parasheh të bëjë tranzicion strategjik nga programi donator – marrës drejt programit ku roli i USAID do të jetë katalitik, ku do të ndihmohet në vendosjen e partneriteteve të udhëhequra nga vendi, mes sektorit privat, qeverisë dhe shoqërisë civile, me qëllim që ti ndihmohet Maqedonisë së Veriut të përparojë.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ambasadorja Ageler u dakorduan se gjatë kohës së krizës energjetike në kontinent e rëndësishme është të intensifikohet bashkëpunimi mes dy vendeve në drejtim të sigurimit të stabilitetit dhe kushteve për zbatimin e pandalshëm të reformave.