Lajme
15.12.2022 08:36
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot mbajti takim me Ministrin shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë, Leo Doerti, në të cilën diskutuan për bashkëpunimin bilateral, procesin e negociatave të vendit me BE-në, si dhe për krizën e sigurisë dhe pasojat e shkaktuara nga i njëjti,
-Për Maqedoninë e Veriut e rëndësishme është mbështetja e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar për reforma evropiane dhe vazhdim në rrugën drejt BE-së. Në kontekst të dy dekadave e gjysmë marrëdhënie të qëndrueshme bilaterale mes dy vendeve kemi bashkëpunim të suksesshëm me partnerët tanë dhe aleatët e NATO-s, që do të vazhdojë edhe në të ardhmen në pjesën e reformave dhe progresin drejt BE-së, tha Mariçiq në takim.
Bashkëbiseduesit u dakorduan se fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në është hap i rëndësishëm për gjithë rajonin, që është i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e gjithë Evropës, duke shtuar se realizimi i suksesshëm të procesit të skriningut medoemos të jetë shtytje për shpejtimin e reformave dhe arritjeve të standardeve dhe vlerave evropiane.
Ministri Doerti konfirmoi mbështetjen parimore të mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në bashkimin Evropian, duke e përshëndetur përpjekjet e Qeverisë për zbatimin e reformave evropiane dhe për progresin e arritur në përgjithësi në këtë kontekst. Ai theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve dhe më tej do të vazhdojë në të gjitha sferat në të cilën Mbretëria e Bashkuar ka mundësi të jep mbështetje.
Duke folur për krizën e sigurisë, Mariçiq dhe Doerti u dakorduan se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për sigurinë evropiane. Bashkëbiseduesit theksuan edhe nevojën e koordinimit për përgjegjësinë e sfidave me të cilën ballafaqohet Evropa, duke përfshirë edhe integrimin euro-atlantik dhe tranzicionin energjetik. Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se vendi në përgjithësi është harmonizuar me politikën e jashtme të sigurisë së BE-së, por krahas asaj, janë të nevojshme edhe mbështetja dhe veprimi koordinues, me qëllim që të parandalohen pasoja më serioze të mundshme.
Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojës britanike në kuadër të procesit euro-integrues, si dhe në proceset e rëndësishme lidhur me sundimin e së drejtës, gjyqësorin dhe tregun e brendshëm, si reforma të përgjithshme për progresin e shoqërisë në rrugën evropiane.
Zëvendëskryeministri Mariçiq, në takim me homologun e tij Leo Dokriti, në prani të ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në vnd, SH.T. Metju Loson, shprehu mirënjohje të sinqerta për mbështetjen, angazhimin dhe kontributin në zhvillimin e marrëdhënieve maqedonase-britanike duke shprehur besim se partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë.