Lajme
14.12.2022 07:05
Sot Sekretariati për Çështje Evropiane, në kuadër të projektit mbështetja Nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut, organizoi tryezë të rrumbullakët / diskutim në temë: “Roli dhe rëndësia e mediave në procesin e integrimit në BE – partneriteti, transparenca dhe përgjegjësia”, ku fjalën e saj përshëndetëse e kishte Sekretarja shtetërore dhe zëvendës negociatore me BE-në, Drita Abdiu-Halili dhe Mikael Aterhog, Udhëheqës i bashkëpunimit zhvillimor në Ambasadën e Suedisë në Maqedoninë e Veriut.
Abdiu Halili në fjalën e saj theksoi rëndësinë e mediave dhe raportimin mediatik në kuadër të procesit të negociatave me Unionin duke potencuar rëndësinë e këtij projekt shtetëror të bëhet sa më afër qytetarëve dhe më i kuptueshëm.
-Integrimi evropian në këtë moment është projekt më i madh dhe më i rëndësishëm, por çështje shumë e rëndësishme është se si ky prces të jetë prioritare për qytetarët. Këtu roli i mediave është dhe do të jetë i rëndësisshëm, sepse gazetarët kanë fuqi ta afrojnë procesin deri tek qytetarët dhe të prezantojnë tregimet e suksesshme, theksoi Abdiu-Halili.
Në fjalën e saj tha se roli i mediave si një kanal kryesor komunikues, me detyrë primare ti informojnë qytetayrët për aktivitetet e institucioneve vendore dhe evropiane gjatë procesit aderues ka rëndësi të veçantë, por në një mënyrë jo detyrë vetë të informojnë, por edhe ti edukojnë qytetarët për aspekte të ndryshme të Bashkimit Evropian.
-Fuqia në një shoqëri demokratike duhet të vijë nga qytetarët dhe për këtë arsye sfida kryesore me të cilën po ballafaqohemi është që qytetarëve t’ju sigurojmë informacione korekte dhe cilësore. Për këtë e domosdoshme është që të krijohen kushte për dialog të hapur përmes evropianizimit të ambientit publik, në të cilin krahas mediave do të përfshihen edhe aktorë tjerë në këtë proces, siç janë partitë politike, Qeveria, komuniteti akademik dhe sektori civil, theksoi Abdiu Halili.
Sekretarja shtetërore dhe Zëvendëse negociatore me BE-në tha se mediat gjithmonë kanë qenë partner në informimin e publikut, kurse ky projekt shtetëror do të kontribuojë në një bashkëpunim më të afërt duke pasur parasysh rëndësisnë e procesit euro-integrues për shoqërinë në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.
Në pjesën punuese të ngjarjes ajo shqyrtoi skrining procesin aktual, komunikimin e procesit të integrimit në BE dhe bashkëpunimin me mediat, në temë: “BE dhe Maqedonia e Veriut, rëndësia e procesit të kuptimit të aspekteve teknike dhe roli i mediave”, referim profesional kishte edhe Dragan Tilev, Këshilltar shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane.
Sekretariati për Çështje Evropiane njeh rolin e mediave dhe nevojën e vendosjes së partneritetit të qëndrueshëm bazuar në punë transparente si dhe raportimin e përgjegjshëm. Një nga parakushtet kryesore në shpërndarjen e informacioneve relevante dhe cilësore në publik është përforcimi i kapacitetve të gazetarëve, që të mundësohet mbulimi i barabartë dhe i thellë i procesit, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Kjo ngjarje kishte për qëllim të përforcojë bashkëpunimin e qeverisë dhe mediave duke pasur parasysh rëndësinë e procesit euro-integrues për shoqërinë e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi, ndërkaq qëllimi kryesor është që të vazhdojnë përpjekjet për vendosjen e partneritetit të qëndrueshëm bazuar në punë transparente si dhe në raportim të përgjejgjshëm.