Lajme
13.12.2022 03:47
Sekretarja shtetërore në SÇE dhe zëvendës kryenegociatore me BE-në znj. Drita Abdiu-Halili sot takoi Ambasadorin e Spanjës në Maqedoninë e Veriut, ekselencën e tij, z. Jose Luis Loazano Garcia.
Në takim u biseduan tema me rëndësi për bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve, në veçanti procesi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Ambasadori Lozano Garcia shprehu përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezerve të Spanjës në rrugën euro-integruese të vendit tonë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes dy vendeve si në rrafshin ekonomik ashtu edhe në atë kulturor. Abdiu- Halili dhe Lozano Garsia u dakorduan se bashkëpunimi e mëtejshëm mes dy vendeve duhet të vazhdojë akoma më shumë të ngritеt dhe të intensifikohet.