Lajme
13.12.2022 12:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në panel-diskutimin kushtuar Raportit vjetor të Komisionit Evropian për klasterin “Tregu i brendshëm” dhe “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse”, tha se Qeveria ka qëllim të qartë të vendosur, plan të qartë për reformimin që duhet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.
-Jemi të vetëdijshëm se para nesh kemi një proces kompleks dhe afatgjatë i cili kërkon vazhdueshmëri dhe vullnet të fuqishëm politik për reforma themelore. Detyrimin që marrim është i rëndë, por e dimë cili është qëllimi: zhvillimi, prosperiteti, ekonomia evropiane, tregu evropian, standardi jetësor evropian i qytetarëve, deri në fund të vitit 2030. Ambicioze, por qëllim që mund të arrihet, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri theksoi se Raporti vjetor i Komisionit Evropian për vitin 2022, që arriti disa muaj pas fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, do të jetë bazë krahasuese siç ka qenë, dhe si pas fillimit të negociatave.
-Besoj se së bashku do ta përmirësojmë vlerësimin e Raportit të ardhshëm të KE-së, do të bëjmë hapa të sigurte në rrugën evropiane dhe së bashku do ta realizojmë qëllimin tonë strategjik, tha Mariçiq pra të pranishmëve duke shtuar se negociatat në BE është projekt shtetëror dhe ekipor që tejkalon mandat të një qeverie dhe interesa partiake.
Për negociatorin kryesor me BE-në të gjitha Klasteret dhe kapitujt janë të rëndësishëm dhe kanë peshë të veçantë, por kapitujt e Klasterit 2 dhe 3, “Tregu i brendshëm” dhe “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse”, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetesën e qytetarëve sepse përfshinë fusha të rëndësishme si për punëtorët ashtu edhe për punëdhënësit, ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha, industrinë, ekonominë, politikën ekonomike dhe monetare, taksat, politika sociale, por edhe shkenca dhe hulumtimi si dhe arsimi dhe kultura.
-Për këtë arsye para Raportit qëndrojmë transparent, gjithëpërfshirës dhe përgjegjës në gjithë atë që është shënuar në të. Çdo vërejtje dhe rekomandim të jetë drejtimi ynë për planifikimin e aktivitetit të ardhshëm reformues, deri sa duam të kemi sukses në këtë projekt shtetëror, që ndodhet vetëm një herë dhe për të cilin kemi vetëm një shans, potencoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri tha se Raporti tregon vazhdueshmëri të qëndrueshme në gatishmërinë e përgjithshme të vendit dhe reforma të qëndrueshme, ai potencoi se tani medoemos të mbahet vazhdueshmëria dhe të jepet dinamikë reformave, sepse siç thotë Mariçiq, sa më shpejtë i përmirësojmë indikacionet aq më shpejtë i transformojmë dhe do të përgatitemi për anëtarësim në Union.
-Për këtë kemi kapacitet dhe vullnet politik që ta realizojmë. Qeveria është e përkushtuar në reforma, sepse qëllimi ynë primar nuk është vetëm anëtarësimi në BE, por transformimi i shoqërisë drejt më të mirës dhe përfitimeve që i sjell Unioni për qytetarët, tha Mariçiq.
Ai shprehu besim se këto panel diskutime kushtuar Raportit d të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm dhe se deputetët do të jenë të ardhshmit që do të debatojnë për të ardhmen evropiane si dhe për shënimet që komisioni Evropian ia përcjell Kuvendit.
Me panel-diskutimet për Klasteret 2 dhe 3 “Tregu i brendshëm” dhe “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse u rrumbullakuan ngjarjet nën moton “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja”, organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane, me mbështetje të miqve tanë shumëvjeçar dhe ndihmës në procesin e aderimit në BE, Mbretëria e Suedisë përmes projektit “Mbështetje Nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut” të cilin e zbaton Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese UNOPS.