Lajme
07.12.2022 05:56
Sot me fushën Funksionimi i Institucioneve Demokratike përmbyllim skriningun bilateral për klasterin Vlerat Fundamentale. Edhe kjo fushë prezantohet për herë të parë me metodologjinë e re negociuse.
Si pjesë kyçe e kritereve të Kopenhagës, kjo fushë është shumë e rëndësishme për dinamikën e klasterit të parë, por edhe për negociatat në tërësi.
Funksionimi i Institucioneve Demokratike është kyç për çdo shoqëri demokratike pasi që është vlera thelbësore mbi të cilën bazohet dhe funksionon BE, ashtu siç parashihet edhe në Traktatin e Lisbonës.
Vendi ynë tani më një kohë të gjatë është përkushtuar ndaj reformave në fushën e funksionimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.
Prezantimet e delegacionit tonë për këtë fushë kanë të bëjnë me:
Jemi të përkushtuar për të përforcuar funskionimin demokratik të vendit duke ndërtuar institucione të forta dhe duke vendosur kontrolle dhe balanca të ndërsjella, përmes promovimit të parimit të llogaridhënies, transparencës dhe inkluzivitetit.
Në seancën e sotme të skriningut bilateral na vizitoi edhe Presidenti Pendarovski i cili përshëndeti dhe inkurajoi ekipin tonë.