Lajme
05.12.2022 05:58
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mori pjesë në panel-diskutimin kushtuar zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, në të cilin theksoi se vullneti kryesor politik i Bashkimit Evropian për qasje më ndryshe, është qasje më dinamike drejt Ballkanit Perëndimor, të reflektohet dhe të pasqyrohet edhe me hapa konkret.
-Ajo që është e rëndësishme për BE-në është që ajo të ndiqet me hapa konkrete, por edhe me një plan konkret për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mirëpo, medoemos të ndërlidhen dy vullnetet politike, vullneti politik për zgjerim nga ana e Bashkimit Evropian dhe vullneti politik për reforma nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vetëm në këtë mënyrë mund të kthehet besueshmëria e qytetarëve dhe të politikanëve që punojnë për anëtarësim në BE se është qëllimi real i arritshëm, tha Mariçiq.
Sipas tij më tani më e rëndësishme është që BE të jetë së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbetet i pranishëm në rajon, ku edhe përshëndeti Samitin e nesërm të BE- Ballkanit Perëndimor në Tiranë, duke thënë se ai është një sinjal pozitiv në vete, për herë të parë të gjithë liderët e Bashkimit Evropian të vijnë në rajonin tonë dhe të kryesojnë diku jashtë Bashkimit Evropian, së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Mariçiq, theksoi se lufta në Ukrainë e detyroi BE-në sërish të mendojë për pozitën gjeostrategjike dhe qëllimin e saj, ku në tavolinë sërish u kthye koncepti i Bashkimit Evropian si projekt i paqes dhe politik.
-BE është një projekt i paqes dhe politik. Po të mos ishte kështu aspak nuk do të diskutonim a duhet Ukraina të jetë anëtare e Bashkimit Evropian ose jo, edhe vendet tjera të këtij rajoni, tha Mariçiq, duke shtuar se lufta në Ukrainë e ndryshoi qasjen e vendeve të caktuara anëtare drejt politikës së zgjerimit të BE-së dhe inkurajoi angazhimin dhe shtypje të përbashkët që sa më shpejtë të mbyllen çështjet e hapura bilaterale dhe për çdo vend të Ballkanit Perëndimor të bëhet një hapërim përpara.
Mariçiq foli edhe për perceptimin e tanishëm të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE-së, se anëtarësimi në Union është vështirë për të arritur dhe tha se mund ta fitojmë luftën kundër këtij perceptimi vetëm nëse vjen në shprehje të qartë vullneti politik për reforma.
-Kjo është e domosdoshme të bëhet nga ana jonë, nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha qeveritë, edhe atë reforma të fuqishme, të sinqerta dhe pa improvizime, kurse nga ana tjetër, për atë ka efekt, dhe që të ketë rëndësi të vërtetë politike ata reforma medoemos të kenë vullnet të qartë politik nga ana vendeve anëtare të BE-së, gjithashtu të sinqerta dhe pa improvizime, të arrijmë në pikë të anëtarësimit sa më shpejtë, potencoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri dhe negociuese kryesor me BE-në sot mori pjesë në konferencë: “Bashkëpunimi intensiv: Procesi i ringjallur i Berlinit dhe e ardhmja e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore” organizuar nga Fondacioni Fredrih Ebert në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut.
Konferenca kishte për qëllim të hapë diskutim për përfitimet nga Procesi i Berlinit, me vëmendje të veçantë në zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor nën dritën e luftës së Ukrainës, siguria energjetike si pjesë e agjendës së gjelbër si dhe tregut të përbashkët rajonal. Bashkëbisedues të Mariçiqit ishin Ministrja e mëparshme e mbrojtjes, Radmila Shekerinska, Simonida Kacarska nga Instituti për politikë evropiane, Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci, Suzana Shuc, drejtore për Evropën Juglindore, Turqi dhe vendet e EFTA-s në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Filip Tosevski, Sekretar shtetëror në Ministrinë e punëve të jashtme.