Lajme
30.11.2022 10:04
Në Sekretariatin për Çështje Evropiane, në prag të fillimit të projektit të ri “Mbështetje për reforma në politikë, aderim dhe efikasitet (SUPRAE)” e financuar nga Bashkimi Evropian, u mbajt takimi i parë në të cilin morën pjesë Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me BE-në, Bojan Mariçiq, dhe Shefi i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Shtefen Hudolin.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalën e tij potencoi rëndësinë e projekteve të BE-së në zbatimin e reformave dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen nga ana e BE-së për procesin e negociatave me BE-në.
-Vetë procesi i negociatave kërkon ndërtimin e kapaciteteve tona institucionale dhe administrative, por edhe realizim të planit për reforma. Jam i bindur se zbatimi i këtij projekti do ta bëj procesin e aderimit më racional, ndërkaq rezultatet pres të japin kornizë të qartë strategjike me qëllime dhe detyra mirë të përcaktuara, si në nivelin nacionalë ashtu edhe në atë sektorial, tha Mariçiq.
Sipas Mariçiq, projekti SUPRAE është një ndër projektet më të rëndësishme aktive në Sekretariatin për Çështje Evropiane i cili tre vitet e ardhshme të zbatimit do të sigurojë mbështetje në procesin e aderimit të vendit, jo vetëm për Sekretariatin për Çështje Evropiane, por edhe për të gjitha institucionet relevante në këtë proces.
Projekti fokusohet në zbatimin e 3 komponentëve, edhe atë: Përforcimi i planit strategjik, njoftim dhe komunikim, vendosjen e kornizës strategjike metodologjike dhe operative për procesin e aderimit dhe avancimit të programimit, shfrytëzimin dhe vlerësimin e fondeve të BE-së nga ana e të gjitha institucioneve kompetente.
Tre komponentët e projektit nënkuptojnë mbështetje për programet për trajnim, rekrutim, ngritjen e vetëdijes publike dhe komunikim që duket të kontribuojë për njohje të mirë të publikut për rolin e BE-së në procesin e aderimit në përgjithësi, digjitalizimin e aspekteve t caktuara nga procesi negociues dhe menaxhim më të mirë me fondet e BE-së. E gjithë kjo duhet të jetë në favor si për Sekretariatin ashtu edhe për të gjitha institucionet dhe nëpunësit shtetëror të përfshirë në procesin e aderimit, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.