Lajme
24.11.2022 03:31
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor me BE-në, Bojan Mariçiq sot, në kuadër të vizitës në “Kolegjin e Evropës”, në Brizh kishte takim me përfaqësuesen e mëparshme të lartëtë Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe të sigurisë, ndërkaq tani rektore e “Kolegjit të Evropës” Federika Mogerini.
Në takim, të iniciuar nga Zëvendëskryeministri Mariçiq, u diskutua për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në kuadër të Memorandumit tani më të nënshkruar për mirëkuptim, përmes kurseve të ndryshme, trajnime dhe projekte që do ta marrë procesi dhe lehtësojnë negociatat me BE-në.
-Mbështetja nga “Kolegji i Evropës” në përforcimin e njohurive të administratës maqedonase do të jetë e rëndësisë së veçantë për procesin euro-integrues. Aktivizimi i Memorandumit për mirëkuptim me “Kolegjin e Evropës” është shenjë e mirë për përkushtimin dhe dëshirën tonë që me sukses ta përfundojmë procesin negociues, tha në takim Mariçiq duke shprehur besim se bashkëpunimi do të rrjedhë me dinamikë në drejtim pozitiv dhe se rezultatet do të jenë të dukshme gjatë negociatave me BE-në.
Rektorja Mogerini gjithashtu shprehu kënaqësi lidhur me nismën për aktivizimin e aktiviteteve të parapara me Memorandumin për mirëkuptim dhe nga mundësia për bashkëpunim pikërisht në procesin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Unionin.
Krahas kësaj, u shqyrtuan mundësitë për pjesëmarrjen e administratës tonë në seminaret verore të kolegjit, si dhe mundësia për bashkëpunim të përbashkët projektues. Të dy shprehën pritshmëri se në këtë mënyrë do të kontribuohet në përmirësimin profesional për të gjithë që janë të përfshirë në procesin negociues, si dhe përforcimi i kapaciteteve është hap drejt arritjes së qëllimit të anëtarësimit deri në vitin 2030.
Sekretariati për Çështje Evropiane dhe “Kolegji i Evropës” në Brizh nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, në maj të vitit 2016, lidhur me shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, aktiviteteve kërkimore shkencore dhe aplikative, si dhe specializimin edukativ dhe eksperte të administratës së Sekretariatit, në përputhje me kapacitetet dhe resurset e dy institucioneve.
Pas takimit me rektoren Mogerini, Zëvendëskryeministri dhe negociuese kryesor me Bashkimin Evropian, Mariçiq do të ligjëroje para studentëve dhe diplomatëve të rij në “Akademinë diplomatike Evropiane", e themeluar nga shërbimi evropiane për politikë të jashtme (EEAC), në temë: Procesi i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus euro-integrimet e Maqedonisë së Veriut”.