Lajme
28.10.2022 09:10
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot mbajti seancë konstituive të Komitetit të punës për integrime evropiane (KPIE), për koordinim të përgatitjes për negociata aderuese, para fillimit të skriningut bilateral.
-Mendoj që nuk ka nevojë të përmend se sa e rëndësishme është të paraqitemi në dritën më të mirë në takimet bilaterale, sepse nga kjo do të varet edhe vlerësimi i Komisionit Evropian në raportet për skriningjet bilaterale dhe rekomandimet për përcaktimin e udhërëfimeve për hapjen e klastereve, tha në takim Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me BE-në, Mariçiq.
Ky trup, si pjesë e strukturës negociuese kujdeset për cilësinë dhe afatin kohor të përgatitjeve për negociata. Duke e ditur rëndësinë dhe kompleksin e negociatave aderuese, Sekretariati për Çështje Evropiane i kryesuar nga Zëvendëskryeministri Mariçiq, theks i jep veprimtarisë koordinuese në rrjedhën e negociatave aderuese me qëllim t’ju shmanget mosfunksionimit eventual të sistemit.
-Pas mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare dhe hapjes së negociatave aderuese nuk guxon të ndodhin vendime të gabuara apo të pasakta politike, për arsye të përgatitjes së dobët apo jo cilësore, sepse vendimet janë të pakthyeshme dhe mbeten të regjistruara përgjithmonë të shkruara si pozita tona negociuese, tha Mariçiq në seancën e KPIE-së.
Negociatori kryesor me BE-në dhe kryetari i Komitetit të punës për integrime evropiane në seancë theksoi edhe rëndësinë e realizimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve e marra me konkluzat të cilat harmonizohen me Komisionin Evropiane gjatë kohës së mbledhjeve të nën-komiteteve dhe Grupit special për reformë në administratë publike.
Që të mundësohet ndjekja e realizimit të këtyre detyrimeve, Mariçiq njoftoi se SÇE do të përgatis matricë të përshtatshme në të cilën do të vendosen të gjitha detyrimet, institucionet përkatëse dhe afatet për veprim.
-Siç dihet Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) mbetet në fuqi deri në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe zbatimi i saj ndiqet përmes nën-komiteteve dhe Grupit special për reformë në administratë publike. Rëndësia e zbatimit të MSA-së është ende më i madh në kontekst të negociatave aderuese, veçanërisht sepse në përputhje me Kornizën negociuese progresi në negociata do të matet edhe sipas përmbushjes së detyrimeve të MSA-së, theksoi Mariçiq.
Komiteti i punës për integrime evropiane është trup që më shumë se dy dekada është pjesë e mekanizmit koordinues të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, tani me një funksion shtesë, me fillimin e procesit të negociatave aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në të anëtarë janë Sekretarët shtetëror të ministrive dhe grupi i punës për negociata, formimi i të cilit është në proces, kurse në seancën e sotme u miratua Rregullorja për punë, sipas të cilit trupi do të mblidhet çdo të premte të fundit të muajit, dhe nëse është e nevojshme edhe më shpesh.
Kjo përbërje e KPIE-së formohet në përputhje me Vendimin e ri për vendosjen e strukturës për negociata për aderim të Maqedonisë së veriut në BE, ndërkaq kompetencat përcaktohen në nenin 8 të Vendimit.