Lajme
27.10.2022 09:08
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mori pjesë në seancën e Komisionit për punë të jashtme, në të cilën njëzëri u miratua propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për partneritet financiar mes Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për zbatimin e instrumentit për ndihmë para-aderuese IPA III, për periudhë 2021-2027.
Ai shfrytëzoi rastin ti falënderohet Bashkimit Evropian, atë që thotë Mariçiq pa hamendje mbetet partner i sinqertë dhe mbështetës i Maqedonisë së Veriut, në përpjekjet për reformime duke treguar se në prag të mbledhjeve bilaterale, kriteret ekonomike për aderim në Union bëhen standarde dhe udhërëfime shtesë me të cilat qytetarët do ta vlerësojnë progresin dhe zhvillimin e vendit, përmirësimin e standardit të jetës dhe rritjen e mendësive të qëndrueshme për të gjithë.
-Bëjmë përpjekje maksimalisht ti shfrytëzojmë ti gjitha fondet evropiane në dispozicion për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve, të cilët do të jenë shumë më të mëdha dhe më të qasshme pas aderimit në bashkimin Evropian. Me këtë përshpejtojmë procesin e reformave, që janë të nevojshme në procesin e progresit drejt anëtarësimit në union, ndërkaq qytetarët do të ndjejnë përfitime konkrete nga i njëjti, tha Mariçiq.
IPA koordinuesi Nacional Mariçiq në referimin e tij para deputetëve tha se IPA III është koncept i ri i bashkimit Evropian lidhur me mbështetjen e vendeve të Bashkimit Perëndimor, të cilin filloi ta promovojë në vitin 2020 dhe është aktivitet i tanishëm, duke potencuar se programi vjetor për 2021 është miratuar, për vitin 2022 është në fazë të vlerësimit të pjekurisë, ndërkaq programimi për programin e vitit 2023 është duke u zhvilluar.
-Me nënshkrimin e Marrëveshjes hapet rruga për nënshkrimin e marrëveshjeve Financiare në kuadër të IPA 3 mes të cilëve edhe marrëveshja Financiare për programin e vitit 2021. Kjo marrëveshje financiare duhet të nënshkruhet deri në fund të këtij viti, në të kundërtën do ta humbasim mundësinë e shfrytëzimit të më shumë se 100 milion eurove për projektet e definuar, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçiq shpjegoi se projektet e financuar sipas parimit të përzier respektivisht grante të IPA-s dhe borxhe nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare (siç janë: Banka Investuese Evropiane, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Botërore, Banka e Këshillit Evropian, Agjencia Franceze e Zhvillimit), dhe ne si vend kemi rezultate të mira në shfrytëzimin e këtyre mjeteve. Si shembull Zëvendëskryeministri dhe IPA koordinuesi Nacional, Mariçiq, e ndau financimin e rrugës Shkup-Bllacë, ndërtimin e stacionit për filtrimin e ujërave të zeza, ndërtimin e seksionit hekurudhor drejt Bullgarisl faza e dyte dhe e tretë, ndërtimi i qendrave fotovoltaike në Oslomej 1 dhe 2 Manastir etj.
Të gjithë deputetët, anëtarët e Komisionit për Punë të jashtme, njëzëri mbështetën propozimin e ratifikimit të Marrëveshjes Kornizë për IPA III, ndërkaq kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Antonio Miloshoski përshëndeti prezencën e Zëvendëskryeministrit Mariçiq, dhe ftoi që edhe ministrat tjerë ta ndjekin këtë shembull dhe të marrin pjesë në punën e komisioneve parlamentare.