Lajme
26.10.2022 06:35
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i priti Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe Eurokomisioneren për punë të brendshme, Ilva Johanson, të cilat sapo ateruan në aeroportin Ndërkombëtare në Shkup.
Zëvevendëskryeministri Mariçiq ju dëshiroi mirëseardhje Fon der Lajen dhe Johanson, duke ju dëshiruar takime të suksesshme konstruktive që do ti realizojnë me përfaqësuesit e lartë qeveritar, në të cilat do të diskutohet për bashkëpunimin dhe veprimin e përbashkët në zgjidhjen e krizës energjetike dhe ekonomike.
“Lajme të mira dhe rast të mirë kanë kryetarja e Komisionit Evropian, Fon der Lajen dhe Eurokomisionerja për punë të brendshme, Ilva Johanson, për vizitën e sotme në vendin tonë. Mirë se erdhët, shkruaji Zëvendëskryeministri Mariçiq në fejsbuk profilin e tij.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Fon der Lajen, vizitën e sotme në Shkup e filloi me turneun e saj nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilëve do të realizojë takime me Kryetarin e Qeverië së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe me Kryetarin e shtetit, Stevo Pendarovski.
Së bashku me Kryeministrin Kovaçevski, aj do të merr pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes me Fronteks, në Qeveri, nga ana e Ambasadorit çek, si përfaqësues i kryesimit me Këshillin e BE-së dhe Eurokomisioneren Johanson, në emër të Bashkimit Evropian (BE), dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në emër të Maqedonisë së Veriut.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të pasojë konferencë për shtyp të Kryeministrit Kovaçevski dhe Kryetares Fon der Lajen në pres qendrën e Qeverisë.