Lajme
14.10.2022 09:36
Sot Sekretariati për Çështje Evropiane, përmes projektit “Mbështetja Nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut”, të cilin e zbaton Zyra e Kombeve të bashkuara për shërbime projektuese UNOPS, organizoi panel diskutimin e parë nga tre të planifikuarat nën moton: “Në rrugë evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja!”.
Tema e panel diskutimit të sotëm është “Me të gjitha kapacitetet deri në standarde evropiane – institucione që punojnë për qytetarët” para përfaqësuesve të institucioneve dhe sektorit civil Klasteret 1 dhe 6 respektivisht “Vlerat fondamentale” dhe Marrëdhëniet e jashtme”.
-Si negociator kryesor me BE-në dhe koordinues për Klasterin 1, “Vlerat fondamentale” do të them se Maqedonia e Veriut akoma renditet më e mira në rajon në këtë klaster, që është i rëndësishëm për dinamikën e negociatave. Pas nesh janë Mali i Zi me notë 2.9 dhe Serbia me notë 2.6, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq në fillim të fjalës së tij.
-Kemi progres, por kemi edhe sfida tani më të njohura. “Nivel të mirë të gatishmërisë” dhe vlerësime për gatishmërinë e përgjithshme të vendit për vitin 2022, që është sinjal i vazhdimësisë së qëndrueshme në gatishmërinë e përgjithshme të vendit, që duhet të na jep inkurajim ta mbajmë respektivisht ti japim dinamikë të re, theksoi Zëvendëskryeministri dhe negociatori kryesor me BE-në.
Mariçiq i theksoi vlerësimet dhe progresin e shënuar në disa fusha, kryesore siç janë gjyqësori, ku pritet të ruhet trendi i funksionimit të pavarur i Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorive publik, edhe pse sërish tregohet në zgjedhje të zvogëluar të gjykatësve dhe prokurorëve publik. Lidhur me institucionet demokratike, Raporti shënon “angazhimin e vendit të jep rezultate” dhe përpjekjet e dukshme për forcimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës.
Negociatori kryesor me Bashkimin Evropian, Mariçiq, thotë se në Raport këtë vit u dha progres edhe në reformat zgjedhore, por Komisioni Evropian këtë vit është më i rreptë ndaj Kuvendit, i cili është objekt i kritikave të ashpra për arsye të bllokadës aktive nga opozita dhe vonesa gjatë miratimit të ligjeve të rëndësishme për procesin reformues. Ai në vazhdim të panel diskutimit tha se progresi u arit edhe në fushat tjera, siç janë statistika, marrëdhëniet e jashtme, prokurimet publike, e drejta e lirisë dhe sigurimi, në të cilat duhet të vazhdohet me rritmini rritës të reformave dhe progresit.
Padyshim konfirmuam angazhimin drejt Unionit, në kontekstin e ri gjeopolitik me të cilin ballafaqohemi. Si partner i dëshmuar i Unionit, nuk do ta lëshoja rastin edhe këtë herë të apeloj se presim që vendi dhe rajoni të jenë të përfshirë në mekanizmat e BE-së për furnizim me energji dhe ushqim, duke pasur parasysh sfidat aktuale me të cilat ballafaqohemi të gjithë, tha Mariçiq, duke shtuar se të gjithë duhet me përgjegjësi ti përkushtohen tejkalimit të dobësive të shënuar, t[ vazhdojmë me reformat, kurse çdo institucion të jetë në nivel të detyrës së vetë, në veçanti Kuvendi.
Fjalë hyrëse në ngjarje kishin Kryetari i shtetit, Pendarovski, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski dhe ambasadorët e Republikës së Çekisë dhe Mbretërisë së Suedisë, Sh.T Ludva dhe Sh.S Ami Larson Xhein. Panelistë në panel diskutimin e parë ishin Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor me BE-në, koordinues i Klasterit 1, “Vlerat fondamentale”, Bojan Mariçiq, Ministri për Punë të Jashtme dhe shef i delegacionit Shtetëror për negociata me BE-në, koordinues i Klasterit 6, “Marrëdhëniet e jashtme, ministri Bujar Osmani, Filip Nikoloski, zëvendësministër për financa, si dhe përfaqësuesit e sektorit civil, Ana Krstinovska, kryetare e “Estima” dhe Andrej Stojkovski, drejtor ekzekutiv i “Prespa institutit”. Panel diskutimin e moderoi Prof. d-r. Nenad Markoviq. Në javët e ardhshme do të vijojnë edhe dy ngjarje për klasterët tjerë.