Lajme
18.10.2022 01:03
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në skrining takimin e sotëm shpjegues për Kapitullin 26, “Arsim dhe kulturë” në fjalën e tij hyrëse tha se Qeveria e njeh rëndësinë e arsimit, trajnimit dhe programeve për të rinjtë, si bartës kryesor të politikave zhvillimore që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
-Të rinjtë meritojnë ardhmëri evropiane dhe mundësi si bashkëmoshatarët e tyre në Bashkimin Evropian, kurse obligimi ynë është që t’ju mundësojmë. Bëmë procese të rëndësishme reformuese dhe vazhduam të përparojmë më tej, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq para përfaqësuesve të Komisionit Evropian.
Mariçiq iu referua reformave dhe aktiviteteve dhe projekteve të ardhshme në të cilat punohet në fushën e arsimit dhe kulturës, duke potencuar reformën në arsimin profesional, qëllimi i të cilit është përgatitja e të rinjve t’ju përgjigjen kërkesave të tregut të punës.
Këtu përfshihet dhe formimi i Qendrave rajonale për arsim profesional dhe shkencë. Në kuadër të përpjekjeve vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së arsimit, në bazë të Strategjisë për arsim të të rriturve për vitin 2019-2023, një nga prioritetet më të rëndësishme është vendosja e sistemit për njohjen e mësimit joformal, i cili do të ju mundësojë personave të fitojnë kualifikime dhe të kenë përfshirje më të madhe në tregun e punës, tha Mariçiq.
Lidhur me politikat rinore, ai theksoi se autoritetet vazhdojnë të formojnë Qendra rinore në çdo komunë për ti mbështetur e të rinjtë, u miratua ligji për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, ndërkaq njoftoi se po përgatitet Strategji e re për të rinjtë për vitin 2023-2027.
-Lidhur me programet e BE-së në këtë fushë, Maqedonia e Veriut është pjesëmarrës shumë i suksesshëm. I nënshkruam dhe filluam ti zbatojmë marrëveshjet për pjesëmarrje në Eraszmus+ dhe Korpusin Solidar Evropian, për ciklin e ri financiar. Programi Erazmus+ menaxhohet me një shkallë të rëndësishme të përkushtimit dhe kapacitetit absorbues. Në kuadër të viti 2014-2020 u ndanë 4199 grante, me përfshirje të më shumë se 32,000 pjesëmarrës dhe u paguan 37 milion euro, theksoi Mariçiq.
Në këtë pjesë Drejtori i Agjencisë nacionale për programe evropiane dhe mobilitet, Marko Gjorgievski, theksoi se Agjencia nacionale në mënyrë të përkushtuar punon në promovimin e Programeve të Erazmus + dhe Korpusit Solidar Evropian, përmes organizimit të punëtorive për informim të mirë dhe njohja me programet.
Krijuam mundësi për të gjithë, në veçanti për të rinjtë. Përmes ekipeve Nacionale për trajnim në arsimin profesional përgatitemi edhe për vitin e ardhshëm – Viti i aftësive në nivel evropian. Përfshirja në programe, Eksploro BE-në dhe Sporti i afrojmë dhe i theksojmë sërë mundësitë për të gjithë, tha drejtori Gjorgievski.
Në fushën e kulturës, negociatori kryesor me BE-në Mariçiq tha se Ministria për kulturë mbetet e përkushtuar në programin Evropa kreative, si një nga projektet kryesore evropiane për mbështetjen bashkëpunimit të kulturës evropiane e shprehur përmes krijimeve evropiane dhe unifikimit të dallimeve, në kuadër të cilëve u mbështetën 14 projekte me vlerë të rreth 2,5 milion euro grante, ndërkaq në kuadër të nën-programit MEDIA u mbështetën 3 projekte me 142.000 euro.
Sot në Bruksel mbahen dy skriningje shpjeguese për Kapitullin 26 2Arsim dhe Kulturë” dhe Kapitullin 19, “Punësim dhe politikë sociale”, në të cilat Komisioni Evropian do ta prezantojë korpusin e ri të legjislaturës së BE-së e miratuar në periudhën pas vitit 2018/19.