Lajme
14.10.2022 03:03
Sot në Bruksel, me prezantimet e Komisionit Evropian për kapitullin 28 - Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik, përmbyllim skriningun shpjegues për Klasterin 2 – Tregu i brendshëm.
Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik paraqet një nga problematikat më komplekse dhe sfiduese në procesin integrues.
Zëvendës kryenegociatorja e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian znj.Drita Abdiu-Halili nënvizoi se në vitet e kaluara Maqedonia e Veriut ka realizuar shumë ndryshime në legjislacionin kombëtar dhe risi në organizimin institucional duke u bazuar në rekomandimet e ekspertëve nga fushat e caktuara.
Në këtë drejtim mund të numërojmë disa prej tyre:
- Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit është miratuar nga Qeveria dhe tani gjendet në procedurë parlamentare. Ky ligj i përmban direktivat e reja të BE nga viti 2019.
-Qeveria ka themeluar Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit të përbërë nga anëtarë të organeve të administratës shtetërore, kompetencat e të cilave kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit, shëndetin e konsumatorit dhe nga një përfaqësues odave ekonomike.
- Në tre vitet e fundit, sistemi publik shëndetësor u ballafaqua me pasojat e krizës të shkaktuar nga pandemia COVID 19. Kriza dëshmoi se sa i rëndësishëm është shëndeti publik. Vitin e kaluar, Qeveria miratoi Strategjinë e Shëndetësisë 2021-2030, e cila përmban udhëzime për zhvillimin e sistemit shëndetësor në të ardhmen si dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës.
- Qendra për Monitorimin Epidemiologjik dhe Menaxhim të Krizave Shëndetësore është krijuar në bazë të sistemit të paralajmërimit të vazhdueshëm të informacioneve epidemiologjike dhe e njëjta funksionon 24/7.
-Në këto kushte jashtëzakonisht të vështira të një regjimi të veçantë për institucionet shëndetësore për shkak të pandemisë COVID 19, është bërë një hap i madh përpara në fushën e transplantimit, ku për herë të parë është realizuar transplantim i zemrës. Për më tepër, filloi zbatimi i planeve për transplantim të me shumë organeve.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisionit Evropian prezantuan pakot e reja të direktivave dhe rregullativave të Bashkimit Evropian lidhur me mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen shëndetësore, sëmundjeve të transmetuese, rreziqeve ndërkufitare shëndetësore si dhe përcaktuesve shoqëror dhe mjedisor të shëndetit.