Lajme
13.10.2022 07:48
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot së bashku me shefin e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, mbajtën konferencë për shtyp me rastin e Raportit të marrë të Komisionit Evropian, në të cilën i paraqitën vlerësimet sipas klastereve.
-Në pjesën e kritereve politike, Komisioni konfirmon se Maqedonia e Veriut, vazhdoi me përpjekjet për përforcimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, dhe krahas gjitha sfidave me të cilat ballafaqohemi në këtë fushë, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe ambasadori Gir potencuan kritikën e qyrtë për Parlamentin që ka të bëjë me vonesën gjatë marrjes së vendimeve, për çka arsyet janë bllokadat nga ana e opozitës. Lidhur me sistemin gjyqësor, informuan se Komisioni shënon përkushtim nga organet gjyqësore që ta ruajnë integritetin dhe pavarësinë, ndërkaq në periudhën e ardhshme duhet të fokusohemi në përgatitjen e strategjisë së re për reforma në sektorin gjyqësor dhe zbatimin e strategjive për resurset njerëzore në gjyqësi dhe në prokurori.
-Republika e Maqedonisë së Veriut i vazhdon përpjekjet për përforcimin e sundimit të së drejtës si dhe vendi tregoi vendosmëri dhe angazhim të jep rezultate në sferat kyçe, tha euro-ambasadori Gir.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Euro-ambasadori Gir theksuan se është e rëndësisë së veçantë ajo që procesi i skriningut rrjedhë pa pengesa, kurse vendi tregon përkushtim në nivel të lartë.
-Dinamika e përshpejtuar për progres të vërtetë dhe reforma të cilat do ta çojnë vendin në BE, në mënyrë pozitive do ta transformojnë vendin në kontekst prioritar, të qëndrueshmërisë dhe parimeve demokratike. Procesi i skriningut duhet të shkojë në mënyrë paralele me zbatimin e reformave, kurse ky proces nuk është vetëm i Qeverisë por edhe i të gjitha palëve të tanguara si dhe i qytetarëve të thjeshtë, potencoi Euro-ambasadori Gir.
Në Raportin e KE-së u shënua se organet gjyqësore treguan përkushtimin e tyre ta mbrojnë integritetin pavarësinë e tyre, kurse Këshilli gjyqësore dhe Këshilli i prokurorëve publik i zbatojnë planet strategjike. Aty ku duhet më shumë të fokusohemi është përgatitja e strategjisë së re për reforma në sektorin gjyqësor dhe zbatimin e strategjive për resurse njerëzore në gjyqësi dhe prokurori, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
-Për luftën kundër korrupsionit, në Raport vlerësohet se vendi vazhdon ta konsolidojë dosjen për hetime, ndjekjen dhe vendimet gjyqësore në disa raste të korrupsionit, përfshirë edhe në nivel të lartë. Komisioni shtetëror për luftë kundër korrupsionit vlerësohet se vazhdon me qasjen më aktive në parandalimin e korrupsionit dhe hapi disa raste, përfshirë edhe raste kundër funksionarëve në nivel të lartë, tha negociatori kryesor me bashkimin Evropian, duke shtuar se mbetet obligim për përforcim të vazhdueshëm të kapaciteteve të organeve për zbatimin e ligjeve në luftën kundër korrupsionit.
Për kriteret ekonomike, Maraiçiq theksoi se Qeveria vazhdoi të zbatojë masa për mbështetje fiskale për ti ndihmuar rimëkëmbjen vendi të ketë nivel të mirë të gatishmërisë në zhvillimin e ekonomisë funksionale të tregut dhe se në masë të madhe është rimëkëmbur nga pandemia KOVID-19.
Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se duhet të vazhdohet me reforma, jemi të vetëdijshëm për faktin se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian është i interesit tonë të qartë, si dhe duhet të punohet bashkërisht për tejkalimin e dobësive.
Ai njoftoi se për këtë qëllim, Sekretariati për Çështje Evropiane, do të organizojë sërë panel diskutime nën moton: “Në rrugën evropiane: reforma të reja, mundësi të reja!”, nga të cilat i pari është nesër, dhe në të cilin për diskutim do të hapen para përfaqësuesve të institucioneve dhe sektorit civil Klasteri 1 dhe 6 respektivisht “Vlerat fondamentale” dhe “Marrëdhëniet e jashtme”, ndërkaq javët e ardhshme do të vijojnë edhe dy ngjarje për klasterët e tjerë.