Lajme
13.10.2022 04:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Gir tha se Maqedonia e Veriut mori Raport pozitiv vjetor nga Komisioni Evropian për vitin 2022, i pari pas hapjes së negociatave në korrik këtë vit dhe se sipas tij kemi reforma të qëndrueshme, kemi progres pozitiv dhe se kemi mundësi të reja para nesh.
-Nga aspekti i gatishmërisë së përgjithshme, Maqedonia e Veriut akoma rin më mirë në gjithë rajonin në Klasterin Vlerat fondamentale, që është më i rëndësishmi për dinamikën e negociatave, por edhe në Klasterin Resurse, bujqësi dhe kohezion. Në Klasterin Konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse dhe Klasteri agjenda e Gjelbër dhe zhvillim të qëndrueshëm është menjëherë pas Malit të Zi dhe Serbisë të cilët tani më një dekadë negociojnë, mirëpo në Klasterin tregu i brendshëm dhe Klasteri Marrëdhëniet me jashtë jemi përafërsisht në nivel të njëjtë me këto dy vende, tha Mariçiq.
Në Raportin për vitin 2022 qëndron se Komisioni Evropian përshëndet fillimin e procesit negociues, që u konfirmua nga ana e Komisionarit Varheji gjatë kohës së konferencës së djeshme për shtyp në të cilën deklaroi se: “Mbajtja e Konferencës ndërqeveritare me 19 korrik 2022 është një kthesë e re në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, sepse negociatat aderuese filluan”.
Sipas Zëvendëskryeministrit Mariçiq kjo është mirënjohje për përkushtim të vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut dhe arritje në zbatimin e reformave, në veçanti në Klasterin Vlerat fondamentale, ku vlerësohet se progresi i gjyqësisë rritet, dhe se kërkohet të vazhdojë trendi i punës së pavarur.
Në vazhdim të konferencës për shtyp Mariçiq iu referua klasterëve përmes analizës së Raportit, i cili siç thotë gjithmonë jep prerje të gjendjeve dhe progresit në reforma dhe i identifikon fushat ku duhet të i ritin përpjekjet dhe të japin më shumë rezultate.
-Nga aspekti i progresit të realizuar, u mbajt rritmi i progresit ose ka përmirësim në 23 gjithsej 43 fusha/kapituj, deri sa në 20 fusha ka progres të kufizuar ose më të vogël. Nga aspekti i gatishmërisë në rreth 90% të fushave kemi gatishmëri të pjesshme ose të mirë, potencoi Mariçiq, duke shtuar se ky është tregues se krahas të gjitha sfidave të brendshme dhe të jashtme me të cilat po ballafaqohemi megjithatë kemi vazhdimësi në përgatitjen e përgjithshme të vendit, që duhet të jetë më shumë shtytje për të gjithë.
-Edhe në Raportin e Komisionit Evropian rin se Maqedonia e Veriut padyshim konfirmon përcaktimin strategjik ndaj Unionit, mes tjerash edhe me faktin se ishte vend i parë në rajon i cili iu bashkua ndaj gjitha dënimeve, sanksioneve dhe masave kufizuese lidhur me agresionin Rus në Ukrainë me arritjen e 100% të harmonizimit të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, për çka kemi edhe vlerësim ë të madh deri më tani. Ky hap në vepër tregon se Maqedonia e Veriut është partner i Unionit dhe duke pasur parasysh sfidat e radhës me të cilat ballafaqohemi të gjithë, do shfrytëzoja rastin të apeloj se presim që vendi dhe rajoni të përfshihen në mekanizmat e BE-së në furnizimin me energji dhe ushqim, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në fund Zëvendëskryeministri dhe negociuese kryesor me BE-në tha se mbeten të përkushtuar në reformat dhe se duhet unifikim rreth kësaj detyre nacionale, për çka është e nevojshme të punohet bashkë për tejkalimin e dobësive të shënuar në Raport.