Lajme
13.10.2022 11:02
Në ditën e 4 të skriningut shpjegues për Klasterin e 2 - Tregu i brendshëm, sot në Bruksel vazhduan prezantimet e Komisionit Evropian për sa i përket Kapitullit të 8-të – Politika e konkurrencës.
Politika e konkurrencës e Bashkimit Evropian synon krijimin e një tregu të brendshëm, ku operatorët ekonomikë konkurrojnë lirisht me njëri-tjetrin. Legjislacioni në këtë fushë përfshin si konkurrencën, politikat e kontrollit të ndihmës shtetërore.
Ky kapitull përfshin rregulla dhe procedura për të luftuar sjelljen anti-konkurruese nga shoqëritë tregtare, shmangien e monopoleve ne treg, për të shqyrtuar bashkimet mes shoqërive dhe entiteteve ekonomike si dhe për të parandaluar qeveritë të favorizojnë kompanitë e shteteve të tyre duke cenuar konkurrencën fer dhe lojale në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian.
Maqedonia a Veriut duke respektuar detyrimet nga kapitulli i 4-të i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim duke harmonizuar dhe transponuar në legjislacionin e vet të gjitha rregullat fondamentale të Politikës së konkurrencës së Bashkimit Evropian.
Komisioni për Mbrojte të Konkurrencës është një trup i pavarur që në mënyrë aktive punon në implementimin e legjislacionit në këtë fushë dhe ka vepruar në shumë raste duke krijuar një portfolio impresive të aktiviteteve të ndërmarra.
Komisioni Evropian prezantoi pakon e re të rregullativave dhe direktivave për sa i përket bashkimit të kompanive, antitrustit si dhe ndihmës shtetërore, të cilat do të duhet që shteti ynë ti miratojë dhe implementojë përgjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian.