Lajme
12.10.2022 11:00
Vazhdojmë me skriningun shpjegues për Kapitullin e 7-të - Të drejtat për pronësi intelektuale nga Klasteri i 2-të – Tregu i brendshëm
Kompanitë që respektojnë të drejtat për pronësi intelektuale kanë të hyra dhe realizojnë qarkullim më të madh në tregun e vetëm evropian. Përmes aplikimit të mirëfilltë të legjislacionit për pronësi intelektuale do të mundësohet prodhimi i produkteve inovative dhe kreative, si dhe mbrojtja e së drejtës për pronësi intelektuale.
BE prezantoi ndryshimet në legjislacionin evropian për sa i përket mbrojtës të së drejtës intelektuale, me theks të veçantë në direktivat dhe rregullativat mbi të drejtën autoriale dhe të drejtën për pronësi industriale.
“Maqedonia e Veriut tani më ka harmonizuar një pjesë të legjislacionit nacional me atë të Bashkimit Evropian lidhur me këtë kapitull. Jemi duke hartuar propozim-ligjin për të drejtën industriale dhe propozim-ligjin për ndryshim të ligjit për të drejtat autoriale i cili është në procedurë qeveritare.”- theksoi Zv/Kryenegociatorja e Maqedonisë së Veriut znj. Drita Abdiu-Halili.
Është hartuar Strategjia nacionale për pronësi intelektuale 2022-2026 dhe e njëjta po konsultohet mes organeve të qeverisë, ministrive dhe institucioneve përgjegjëse.
Rrjeti i dedikuar elektronik për shkëmbimin e të dhënave mes institucioneve në Sistemin e të Drejtave Intelektuale (SDI) është në fazën përfundimtare dhe i njëjti po testohet.