Lajme
07.10.2022 03:24
Në Komision Evropian në Bruksel sot vazhdoi seanca e dytë e skriningut shpjegues për Klasterin e dytë – Tregu i brendshëm, respektivisht kapitullin e 9-të – Shërbimet Financiare.
Shërbimet Financiare janë jashtëzakonisht të rëndësishme për funksionimin e mirë të tregut të brendshëm të Bashkimit Evropian si një nga themelet e BE-së. Ky kapitull nënkupton përputhje me rregullativën në fushën e shërbimeve financiare, bankave, sigurimeve dhe ri-sigurimit, fondeve pensionale si dhe tregut të kapitalit.
Përputhja e plotë me regullativat e Bashkimit Evropian si dhe zbatimi konsistent i rregullativave kombëtare, siguron shkallë të lartë të stabilitetit të sistemit financiar të Maqedonisë së Veriut.
Vendi ynë tani më ka arritur një nivel të lartë të integrimit financiar me Bashkimin Evropian dhe po ndjek me sukses rrugën drejt harmonizimit të plotë.
Komisioni Evropian prezantoi një tërësi të rregullativave dhe direktivave të Bashkimit Evropian në fusha të ndryshme të shërbimeve financiare si që janë: direktiva për fletë obligacionet e mbuluara, rregullativa për firmat investuese, pakoja për rikuperim të tregjeve të kapitalit, propozim pakoja e vitit 2021 për punën e bankave nga Komisioni Evropian si dhe shumë fusha të tjera ku ka pasur ndryshime në legjislacionin e Bashkimit Evropian, të cilat duhet të harmonizohen dhe të pasqyrohen edhe në legjislacionin e vendit tonë.