Lajme
07.10.2022 03:05
Euro-deputetja nga Sllovenia, Irena Joveva, përmes video-fjalimit përcolli mesazh me të cilën uroi hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe mbështet procesin euro-integrues të vendit.
-Është e rëndësishme të mbeteni të fuqishëm në rrugën evropiane dhe qytetarët maqedonas të dinë se integrimi evropian i vendit është realitet, që është e realizueshme me përkushtim të përbashkët në procesin e negociatave dhe punës së agjendës reformuese, thotë Joveva në fjalën e saj, duke shtuar se negociatat me Bashkimin Evropian janë hapur dhe tani më kemi filluar fazë të re në euro-integrime, e cila kërkon angazhim të fuqishëm dhe vullnet politik për zbatim të shpejtë dhe efikas të reformave.
Joveva thotë se Maqedonia e Veriut ka aleatë dhe shumë miq në BE dhe se të gjitha përpjekjet vlejnë sepse perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut është realitet edhe krahas vendimeve të rënda, për shkak të cilëve e bëjnë vështirë që qytetarët të besojnë se shkohet përpara.
-Maqedonia e Veriut vërtet ka shumë aleatë dhe shumë miq këtu në BE, dhe çka është me rëndësi ka bashkëpunim mes nesh. Për ndarje nacionale po edhe partiake këtu nuk ka vend. Mirëpo për Maqedoninë e Veriut a ka vend në BE - ka, potencoi Joveva.
Euro-deputetja është pjesë e Komitetit të Përzier Parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, që dy ditët e kaluar kryesonte, kurse fjalën e tij kishte edhe Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
Në vazhdim tekst integral nga video fjalimi i Jonevës.
“Të nderuar miq të Maqedonisë së Veriut,
Pas 17 vitesh pritje, arritët të bënë hap historik jo vetëm për vendin tuaj por edhe për gjithë rajonin dhe Evropën. I hapët negociatat me Bashkimin Evropian, me çka filluat fazë të re në euro-integrime. Fazë që kërkon angazhim të fuqishëm dhe vullnet politik për zbatim të shpejtë dhe efikas të reformave. Kurse atë padyshim që keni dhe me sukses do ta përmbushni qëllimin tuaj strategjik deri sa të gjithë së bashku punoni në realizimin e tij.
Filluat me procesin e skriningut, me këtë marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe institucioneve evropiane marrin dinamikë dhe dimension tjetër. Keni partnerë në rrugën drejt BE-së. Keni kapacitet dhe jeni në rrugë të duhur ti kapitalizoni angazhimet dhe përpjekjet në procesin euro-integrues dhe të bëheni tregim i suksesshëm evropian.
Me mbështetjen tonë, nga miqtë e juaj evropian, me sukses do të arrini ti tejkaloni sfidat me të cilat ballafaqoheni gjatë negociatave. Jeni të sigurt se ja vlen të bëhet transformim i shoqërisë për arsye të përfitimeve konkrete të cilat do ti kenë qytetarët.
Është e rëndësishme të mbetemi të fuqishëm në rrugën evropiane dhe qytetarët maqedonas të dinë se integrimi evropian i vendit është realitet, i cili është i realizueshëm me përkushtim të përbashkët të procesit të negociatave dhe punë në agjendën reformuese.
Tani nuk është koha për barriera. Tani është moment i duhur të shfrytëzohet shansi dhe me kapacitet të plotë të vendosni rritëm të mirë në zhvillimin e negociatave, për realizim të qëllimit të vendosur – Maqedonia e Veriut anëtare e BE-së deri në vitin 2030.
Të ju them edhe një herë, të gjitha përpjekjet vlejnë, perspektiva është reale edhe krahas vendimeve të vështira. E di që është vështirë të besohet se ecet përpara, mirëpo ecet. Maqedonia e Veriut vërtet ka shumë aleate dhe miq këtu ne BE, ajo çka është e rëndësishme bashkëpunim mes nesh. Për ndarje nacionale por edhe partiake këtu nuk ka vend. Kurse a ka vend për Maqedoninë e Veriut në BE po ka! Fat dhe suksese në negociata me Bashkimin Evropian”.