Lajme
07.10.2022 10:42
Vazhdojmë me takimet e skriningut shpjegues me Komisionin Evropian. Sot ne agjendën e punës në Bruksel filluam me shkriningun shpjegues për klasterin të 2-të –Tregu i brendshëm, me theks të veçantë në kapitullin e 4 – Lëvizja e lirë e kapitalit.
Lëvizja e lirë e kapitalit paraqet një nga shtyllat themelore të Bashkimit Evropian bashkë me lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve. Ajo përfshin një gamë të gjerë të politikave që sigurojnë më shumë prosperitet, mirëqenie ekonomike, vende të reja të punës si dhe qarkullim të lirë të kapitalit.
Lëvizja e lirë e kapitalit është baza e tregut të lirë të BE-së. Sot Komisioni Evropian prezantoi propozimet e reja të legjislaturës së BE për sa i përket luftës kundër larjes së parave si dhe financimit të terrorizmit. Gjithashtu u prezantuan edhe propozimet e reja të legjislaturës së BE për sa i përket sistemet të shpejtë të pagesave që janë në funksion të Lëvizjes së lirë të kapitalit.
Drita Abdiu-Halili – Sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendës-Negociatore Kryesore e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian theksoi se vendi ynë ka bërë një sërë ndryshimesh për sa i përket harmonizimit të legjislacionit nacional me atë të BE në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit.
Gjithashtu jemi të gatshëm të dëgjojmë eksperiencat dhe këshillat e Komisionit Evropian për mënyrën se si ne si shtet mundemi më mirë të përmbushim kërkesat që kanë për qëllim integrim të suksesshëm në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian.