Lajme
06.10.2022 04:00
Në takimin e sotëm të Komitetit të Përzier Parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, pas fjalimit të euro-deputetit bullgar, Angel Xhambaski, i cili foli për marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bulgarisë, tha se dy realitete duhet të pranohen në të dy vendet, edhe atë se Lufta e dytë botërore ka përfunduar, para 70 vitesh, ndërkaq e dyta se Lufta e ftohtë ka përfunduat para më shumë se 30 vitesh.
-Si duket nuk kemi nxjerrë leksionin se të gjitha fatkeqësitë e Ballkanit në 30 vitet e fundit dolën nga mospranimi i këtyre realiteteve. Kjo është ngarkesë e të dy anëve e kufirit. Kurse beteja nuk është as nacionale e as etnike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Por beteja mes atyre fuqive të cilët duan këto dy vende të jetojnë në paqe, miqësi dhe me të ardhme të përbashkët evropiane, siç jemi sot aleatë në NATO, dhe atyre q[ duan të përfitojnë nga një konflikt përjetësisht i ngrirë ose i ndezur, varësisht nga nevoja mes dy popujve tanë, dy shteteve tona që janë fqinj dhe shumë të afërt, dhe të cilët natyrisht se duhet të jenë të afërt, u përgjigj Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal janë lartë në agjendën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sepse ky është interesi i përbashkët i yni dhe i Bullgarisë, duke shtuar se mbeten të përkushtuar me vullnet të mirë ti zbatojmë marrëdhëniet marrëveshjet bilaterale dhe në mënyrë shtesë ti përforcojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore, me më pak emocione, kurse më shumë fakte dhe aktivitete të përbashkëta.
-Është e rëndësishme që përpjekjet të jenë nga të dy anët e kufirit. Vetëm kështu do të kemi miqësi të qëndrueshme. Gjithçka tjetër do të kuptohet si shantazh, si shtypje, dhe kjo mund të shkaktojë zhgënjim dhe shpërthime siç pamë në stadiumin në Shkup, theksoi Mariçiq.
Akuzave të euro-deputetit Xhambaski për separatizëm nga ana e Maqedonisë së Veriut, Mariçiq u përgjigj se ne jemi vend anëtare e NATO-s, partner i dëshmuar dhe i cili asnjëherë nuk ka cenuar asnjë fqinj, përkundrazi marrëdhëniet e mira fqinjësore janë temë e vazhdueshme për ne.
-Edhe disa qytetarë tanë në një pjesë mendojnë se temë të vetme të integrimeve evropiane kanë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se integrimet evropiane ekzistojnë për ti kënaqur fqinjët tanë. E dimë që nuk është ashtu, por ashtu perceptohet, tha Mariçiq në Parlamentin Evropian, para euro-deputetëve, dhe thirri në bashkëpunim dhe punë, dy anët e kufirit dhe potencoi se nga ana jonë tani më është dhënë dorë.
Lidhur me bashkëpunimin dhe ndërlidhjes me Bullgarinë fqinje, Mariçiq tha se në Korridorin 8 gjatë kohë nuk ka pasur progres, por risia është se vitin e fundit janë bëtë përpjekje të mëdha për aktivizim të serishëm të projektit për hekurudhën dhe se është filluar me punë, me afate konkrete pas një kohe të gjatë.