Lajme
06.10.2022 10:47
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me bashkimin Evropiane, Bojan Mariçiq në fjalën e tij në mbledhjen e 20-të të Komitetit të përzier Parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së theksoi rëndësinë e përfshirjes dhe bashkëpunimit me përbërës të ndryshëm shoqëror, duke vënë theks në Parlamentin si institucion kyç për progresin e negociatave dhe dinamikës së tyre.
-Parlamenti është partner i rëndësishëm në aderim në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye trupat e reja - Komisioni për çështje Evropiane dhe Këshilli Nacional për euro-integrime, do ti definojmë përmes Memorandumit për bashkëpunim. Duke a pasur parasysh rëndësinë të kihet konsensus nacional, do ti bëjmë të gjitha përpjekjet opozita të përfshihet në proces tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut ka paraparë dinamikën e saj lidhur me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian konkretisht lidhur me përgatitjet tona për procesin e skriningut dhe aktivitetet e njëpasnjëshme, duke u referuar shkurtimisht në strukturën e miratuar negociuese, që aktualisht është duke u operacionalizuar, kurse bazohet në mekanizma afatgjate për koordinim të BE-së, por i pasqyron risitë e metodologjisë së reviduar të BE-së për negociata aderuese.
Në Parlamentin Evropian, Mariçiq theksoi kënaqësinë e tij për mbështetjen që e marrim përmes aktiviteteve në kuadër të dialogut Zhan Mone dhe shprehu besim se bashkëpunimi do të intensifikohet dhe se përvoja në euro-integrime dhe komunikimit të rregullt me deputetët në parlamentin e Maqedonisë së Veriut do të jenë ndihmë e rëndësishme për atë se si në mënyrë shtesë ta përmirësojmë rolin e Parlamentit, si forum për dialog konstruktiv politik.
-Mbështetja juaj, partneriteti dhe këshillat do të ishin shumë të vlerësuar në përgatitjet tona për skriningun bilateral, sepse një nga fushat e reja, “Funksionimi i institucioneve demokratike në Klasterin 1, “Themele” që është më i rëndësishmi i procesit të aderimit, si dhe nën-sfera për funksionimin e parlamenteve në institucionet demokratike, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri dhe negociator kryesor me Bashkimin Evropian shfrytëzoi rastin shkurtimisht ti informojë euro-deputetët për rrjedhën e procesit të skriningut, për negociatat e përfunduar me sukses për Marrëveshjen për statusin me FRONTEKS dhe njoftoi për nënshkrimin e Marrëveshjes për disa javë.
-Me krenari mund të them se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që ka marrëveshje sipas Rregullores Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare të vitit 2019. Në pjesën e sundimit të së drejtës, pasojnë aktivitete për përgatitje të strategjisë së re gjyqësore, si dhe procesi për digjitalizimin e gjyqësorit, informoi Mariçiq duke shtuar se hetimet financiare vazhdojnë, kurse pritet propozim-ligj për Drejtorinë për çështje pronësore të hyjë në procedurë parlamentare.
Sot në Strasburg vazhdon dita e dytë e seancës së Komitetit të Përzier Parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, me pika të rëndësishme të rendit ditor për zhvillimin e debatit, si kriza energjetike dhe mjedisi jetësor, marrëdhëniet mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal dhe Raporti i Dialogut “Zhan Mone”.