Lajme
05.10.2022 08:46
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, sot në Strasburg mori pjesë në mbledhjen e 20-të të Komitetit të Përzier Parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, i pari pasi Maqedonia e Veriut hapi negociatat me bashkimin Evropian.
Në Parlamentin Evropian Zëvendëskryeministri Mariçiq kishte fjalën e tij në pikë: “Shkëmbim i mendimeve me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian për Marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut de BE-së”, në të cilën theksoi se Parlamenti do të jetë partner kyç në aderim në Bashkimin Evropian, nga i cili do të varet dinamika e rrjedhës së negociatave, në veçanti nga roli dhe aktiviteti i trupave të tij – Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Nacional për Euro-integrime.
-17 vite Maqedonia e veriut priti fillimin e negociatave me Unionin, tani duhet të ketë konsensus nacional dhe do të definojmë mekanizma për gjithë deputetët që të përfshihen në proces. Ky moment historik për përmbushjen e qëllimit strategjik – Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Be-së duhet ta shfrytëzojmë, tha Mariçiq para anëtarëve në Komitetin Parlamentar të përzier mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Në fjalën e tij Mariçiq prezantoi strukturën e re negociuese të miratuar, që u definua ti përgjigjet metodologjisë së re dhe njëkohësisht të mundësojë transparencë dhe gjithëpërfshirje të procesit, për çka, tha se nevojitet përfshirje dhe bashkëpunim me përbërës të ndryhem siç janë sektori civil, bashkësia akademike dhe e biznesit dhe të gjitha aktorët tjerë.
Zëvendëskryeministri Mariçiq konfirmoi përkushtimin e Qeverisë në sigurimin e procesit një procesi të lirë të negociatave me Unionin paralelisht me mbajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe realizimin e detyrimeve të marra. Njëkohësisht prezantoi edhe aktivitetet që Qeveria i realizon në kapituj të ndryshëm dhe progresin e arritur, si dhe aktivitetet e planifikuar në periudhën e ardhshme në vazhdim të mbledhjeve të skriningut.
Deputetja Sonja Mirakovska, nënkryetare e Komitetit Parlamentar të përzier Maqedonia e Veriut- BE, shprehu kënaqësi që ketë herë e deputetët maqedonas marrin pjesë në takim, kur Maqedonia e Veriut ka një status ndryshe në euro-integrime, si vend që i filloi negociatat për anëtarësim në BE, duke potencuar se kjo është mirënjohje e vendimeve shtetërore dhe hapa që u morën nga ana e institucioneve maqedonase në muajt e kaluar.
-Jemi të vetëdijshëm negociatat aderuese nuk janë operacione të thjeshta, por një pako komplekse të reformave, adaptim i infrastrukturës institucionale dhe aktivitet të zgjeruar informativ në publik për të përparësitë e zbatimit të tyre, tha Mirakovska, duke shtuar se Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe secili prej tyre individualisht si deputet, do të kontribuojnë përpjekje maksimale si deri më tani, që procesi të rrjedhë papengesa dhe se do të kontribuojnë në sigurimin e mbështetjes së caktuar publike, përmes debateve publike dhe kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët që do të sigurojnë për marrjen e zgjidhjeve më cilësore ligjore, në fushat që janë lëndë e këtyre negociatave.
Euro-deputeti Andreas Shider në fjalën e tij hyrëse tha se besueshmëria e BE-së u konfirmua me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se me meritë u materializua angazhimi dhe përkushtimi euro-integrues i vendit, por tani sepse është i rëndësishëm dialogu partiak dhe konsensusi mes partive, i cili mund të avancohet në kuadër të aktiviteteve të dialogut “Zhan Mone”.
Në panelin në të cilin fjalën e tij kishte Zëvendëskryeministri Mariçiq morë pjesë Mikela Matuela, ushtruese detyre Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të unionit, e cila tha se me fillimin e negociatave marrëdhëniet me Maqedonisë së Veriut dhe BE-së hynë në një fazë të re, ndërkaq procesi i skriningut nuk është vetëm teknik por proces i transformimit.
Raportuesi i përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk, potencoi se procesi i negociatave është në duar të sigurte dhe se Maqedonia e Veriut i meriton gjitha lëvdatat për përkushtimin në euro-integrime, bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.