Lajme
05.10.2022 07:45
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, sot kishte takim me Ministren për Evropë pran Ministrisë për Punë në Jashtme të Gjermanisë, Ana Lirman, në të cilën diskutuan për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, gjendjen politike në rajon dhe perspektivën e saj evropiane.
-Republika Federale e Gjermanisë mbetet partneri ynë dhe mbështetës i fuqishëm i procesit euro-integrues. Bashkërisht do t’ju përgjigjemi sfidave të cilët na presin këtë dimër dhe do ti tejkalojmë me një koordinim dhe bashkëpunim të mirë. Tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ai në takim shprehu mirënjohje deri te Ministrja Lirman për mbështetjen e vazhdueshme, duke potencuar se vlerëson mbështetjen që vazhdimisht dhe publikisht u dha për progresin të cilin e arriti Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Ministrja Lirman konfirmoi mbështetjen gjermane për vendin për procesin e suksesshëm të negociatave, duke potencuar se vendi duhet të mbetet i fokusuar në rrugën evropiane me zbatim të shpejtë të reformave drejt përmbushjes se qëllimit strategjik anëtarësim në BE.
Në vazhdim të takimit Zëvendëskryeministri Mariçiq informoi ministren Lirman se javën e kaluar përfunduan skrining takimet shpjeguese për klasterin Themele, ndërkaq nesër fillon skriningu shpjegues për tregun e brendshëm të klastereve.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ministrja Lirman shkëmbyen mendime dhe rreth marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, duke shprehur pritje se do të thellohen në periudhën e ardhshme edhe atë si mbështetje për procesin e negociatave, në fushat në të cilat ka nevojë.
Sot dhe nesër zëvendëskryeministri Mariçiq do të jetë për vizitë në Strasburg, ku kishte fjalën e tij në mbledhjen e 20-të të Komitetit të përzier Parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, sipas pikës: “Shkëmbim i mendimeve me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian për marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së” së bashku me Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikulash Bek, Mikela Matuela, ushtruesja e detyrës Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerimin e Unionit, Elza Fenet, udhëheqësja e njësisë “Ballkani Perëndimor” në shërbimin Evropian për Punë të Jashtme dhe Euro-deputeti dhe raportues i përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk.