Lajme
04.10.2022 03:29
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim pune me shefat e delegacioneve të BE-së në vend, i pari që kur Maqedonia e Veriut i hapi negociatat me Bashkimin Evropian, në të cilën u theksua se Maqedonia e Veriut ka kapacitet të jetë e tregim i suksesshëm evropian.
-Vendosëm qëllim ambicioz të jemi të gatshëm të hymë në Union deri në vitin 2030 dhe ju siguroj se kjo Qeveri plotësisht është e përkushtuar për këtë. Dimë që gjithmonë nuk do të jetë e lehtë. Por besoj se nëse të gjithë kontribuojmë përpjekjet e duhura, është e realizueshme, theksoi në takim negociatori kryesor me Unionin, Mariçiq.
Nga ana e Zëvendëskryeministrit Mariçiq edhe një herë u konfirmua se procesi euro-integrues medoemos të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës dhe se struktura e re negociuese jep mundësi për përfshirjen dhe bashkëpunimin me aktor të ndryshëm siç janë organizatat civile, komuniteti akademik dhe komuniteti i biznesit, duke plotësuar se mekanizmat e bashkëpunimit do të jenë dakordohen në mënyrë të ndërsjellë, me qëllim që të sigurohet konsensus nacional dhe Kuvendi respektivisht organet e tij – Komisioni për çështje Evropiane dhe Këshilli nacional për euro-integrime të kenë rol aktiv në procesin negociues.
Shefat e delegacioneve të BE-së në vend përshëndetën fillimin e fazës së parë të negociatave, procesin e skriningut dhe konfirmuan se Maqedonia e Veriut është në rrugë të drejtë të sigurojë dinamikë të mirë dhe rrjedhë të suksesshme të negociatave.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për miratimin e kornizës Negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe organizimin e Konferencës së parë ndërqeveritare, në korrik këtë vit, jo vetëm që ende është një kthesë në marrëdhëniet tona, por edhe nj[ë konfirmim i perspektivës së BE-së në vendin tonë.
-Ky vendim, gjithashtu, duhet të kuptohet dhe të përcillet si një sinjal pozitiv për gjithë rajonin se procesi i aderimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për BE-në, pa pasur parasysh sfidat globale të radhës siç është lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe ekonomike, tha Mariçiq.
Mariçiq shfrytëzoi rastin në takim me euro-ambasadorin Gir dhe shefat e delegacioneve të BE-së në Maqedoninë e Veriut të potencojë se në periudhën e ardhshme bashkëpunimi i partneritetit do të intensifikohet, me Komisionin dhe me vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, gjatë procesit të skriningut, por edhe gjatë prezantimit në publikun tonë përparësitë praktike dhe përfitimet nga procesi i aderimit.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe e përshëndeti nismën për intensifikimin e aktiviteteve në kuadër të Procesit të Berlinit, si platformë për integrim më të afërt rajonal dhe gatishmëri për tregun e brendshëm në bashkimin Evropian.
Si plan të ardhshme Mariçiq njoftoi revizionin e Programit nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian, e cila do të bëhet në përputhje me gjetjet nga Raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian për vendin dhe rekomandimet nga misioni për recension.