Lajme
03.10.2022 05:30
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në brifingun e sotëm me gazetarë kumtoi se javën e ardhshme do të arrijë Raporti i Komisionit Evropian për progresin e vendit dhe se i njëjti pet të jetë pozitiv.
-Presim Raport pozitiv i cili padyshim do të jetë udhërrëfyesi ynë për reformat dhe aktivitetet e ardhshme, me të gjitha vlerësimet e mira dhe më pak të mira. Ky do të jetë Raporti i parë nga fillimi i negociatave dhe nuk pres të ketë ndonjë befasi, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Zëvendëskryeministri si dhe negociator kryesor me Unionin, Mariçiq, brifoi se me 7 nëntor, me fillimin e takimeve bilaterale do të ketë një ndarje me ekipin negociues shqiptar, dhe se në mënyrë të ndarë do të vazhdojmë me skriningun bilateral.
Në brifing, krahas Mariçiq ishte edhe eksperti i jashtëm, negociues i mëparshëm kroat, Vladimir Drobnjak, i cili shkurtimisht referoi për rrjedhën e negociatave të Kroacisë dhe shpërndau përvojën e negociatave me Bashkimin Evropian në fusha të ndara.
Negociatat duhet ti kuptoni si transformim të shoqërisë, që çojnë drejt një përfitimi për të gjithë. Çdo vështirësi në rrjedhën e negociatave do të ju shpërblehet kur do ta fitoni anëtarësimin në BE, theksoi Drobnjak, duke shtuar e zgjidhja e çështjeve delikate është më mirë të bëhet kur negociohet në bazë të barabartë, respektivisht kur Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e Unionit, sepse atëherë mund të vijë deri në zgjidhje më të dobishme për vendin.
Duke folur për strukturën negociuese, Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se po diskutohet për jurist, ekonomist kryesor dhe kundër-korruptues kryesor dhe theksoi se i rëndësisë së veçantë do të jetë kundër-korruptuesi kryesor, sepse në çdo sferë do të duhet të definohen masa kundër korrupsionit.
Mariçiq theksoi se në fokus të skriningu d të jenë sundimi i së drejtës, reforma në administratë publike dhe funksionimi i institucioneve demokratike në vend. Për çka priten udhërrëfyes për tre fushat deri në mars të vitit të ardhshëm. Dy të parat janë të detyrueshme dhe pa to nuk mund të hapet Klasteri, ndërsa udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike është vullnetare, por mirë është ta kemi edhe atë të gatshme thotë ai.
Në pyetjen për ndryshimet kushtetuese dhe vendosjen e Bullgarëve, Kroatëve dhe Malazezve në Kushtetutë, Mariçiq theksoi se ky është obligim të cilin e kemi marrë dhe se nuk do të ishte mirë tа përfundojmë skriningun, kurse të mos i përfundojmë obligimet tjera, duke shtuar se do të nënkuptonte edhe ndërprerje të negociatave me Unionin.