Lajme
30.9.2022 06:59
Zëvendëskryetari i Qeveris për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me Drejtorin e zyrës së Bankës Investuese evropiane në Shkup, Bjorn Gabriel, në të cilën u diskutua për bashkëpunimin aktual dhe për avancimin e koordinimit me theks të veçantë në infrastrukturë dhe projektet nga sfera e transportit, energjetikës dhe mjedisit jetësor, fusha të rëndësishme për zhvillim t qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe për arritjen e standardeve evropiane dhe avancim në reforma.
-Banka Investuese Evropiane është partneri ynë tradicional dhe mbështetës në projekte që janë të rëndësisë konkrete për zhvillimin e vendit dhe të cilat kontribuojnë në progresin e procesit euro-integrues. Tani, në prani të BIE tek ne në mënyrë shtesë do ta përmirësoj komunikimin dhe bashkëpunimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçiq dhe Gabriel në takim potencuan se bashkëpunimi me BIE dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane në të ardhmen do të jetë më mirë i koordinuar dhe do të jetë me përfitim konkret për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.
-Do të punojmë në përmirësimin e avancimit me investime dhe aplikim për projekte të kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, si mjet kryesor për zbatimin e agjendës tonë investuese. Jemi të përkushtuar në zbatimin e planit ekonomik dhe investues si dhe në detyrimet e Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor, agjendën sociale dhe digjitale, theksoi Mariçiq.
Mariçiq në takim shtoi se si koordinator Nacional i IPA-s i fokusuar në harmonizimin maksimal të mjeteve të projekteve infrastrukturore nacionale dhe mundësitë e BIE-s ti ko-financojë ose financiarisht ti mbështes.
Në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri Mariçiq në veçanti theksoi rëndësinë e realizimit të projekteve të ardhshme, duke vendosur fokus në ndërtimin e aksit të tretë të korridorit hekurudhor VIII mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me vlerë të investimit deri në 404 milion eurosh, si dhe ndërtimin e interkonektuesit të gazit Maqedonia e Veriut – Greqi.
Drejtori i zyrës së Bankës Investuese Evropiane në Shkup, Bjorn Gabriel në takim theksoi se vendi ynë është parter i besueshëm i BIE, dhe është shembull i mirë për shfrytëzim efikas të mjeteve të dedikuara dhe shtoi se mbetet mbështetja e bankës në realizimin e qëllimeve tona dhe agjenda reformuese evropiane.