Lajme
19.9.2022 12:19
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, sot në fjalën e tij hyrëse në skriningun shpjegues për reformë në administratë publike, theksoi se kjo sferë do të jetë progres i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së edhe një sfidë në klasterin Themele.
-Në periudhën para nesh do të duhet të kahësohemi drejt përmbushjes së kërkesave dhe standardeve evropiane në reformimin e administratës publike dhe përmirësimin e profesionalizmit të nëpunësve shtetëror, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se profesionalizmi i administratës publike është e rëndësishme, si në përmbushjen e detyrimeve në rrugën evropiane, ashtu edhe krijimin e administratës e cila me cilësi do t’ju shërbejë nevojave të qytetarëve.
Sipas Zëvendëskryeministrit Mariçiq dhe negociator kryesor me BE-në, tani reforma në administratë publike është e përcaktuar posaçërisht si sferë dhe është pjesë bazë e klasterit Themele, vetëm tregon rëndësinë dhe kuptimin që do ta ketë i gjithë procesi.
-Ne jemi të vetëdijshëm se padyshim i rëndësisë së veçantë do të jetë dinamika e negociatave në tërësi. Modernizimi dhe përmirësimi i administratës shtetërore dhe publike duhet të shihet si bazë i gjithë sektorit publik nga i cili varet zhvillimi i çdo shoqërie demokratike, potencoi Mariçiq në takim.
Mariçiq si negociator kryesor dha referim të shkurtë të arritjes së deritanishme të Maqedonisë së Veriut në këtë sferë, vitet e kaluara, duke potencuar se vazhdimisht është prezent mbështetja politike përmes punës së Këshillit për reformë në administratë publike me të cilën kryeson kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
-U formua grup punues për përgatitjen e strategjisë së re për Reformë në administratë publike, për periudhën 2023-2030. Grupi i punës përfshin përfaqësues nga të gjithë palët e tanguar, institucione shtetërore si dhe sektorin civil. Aktualisht po punojmë në tekstin e strategjisë, ndërkaq në tetor do të fokusohemi në aktivitetet e reja që do të jenë pjesë e planit aksionar. Këto dy dokumente do të dorëzohen deri në fund të vitit, tha Mariçiq para përfaqësuesve të Komisionit Evropian.
Mariçiq tha se këtë muaj nga ana e Ministria për shoqëri informatike dhe administratë u publikuan draft-versione të ligjit të punësuarve në sektorin publik – Ligj kornizë me të cilin do të përcaktohen bazat dhe parimet e të punësuarve në sektorin publik dhe ligji për nëpunës administrativ, duke potencuar se pret, pakoja e dy ligjeve të sillet deri në fund të vitit.
Kalsteri Vlerat themelore ka rëndësinë e vetë në më shumë aspekte, sepse përfshin sfera të cilët për herë të parë janë pjesë e negociatave aderuese siç janë funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratë publike dhe kriteret ekonomike.
Në Bruksel, vazhdon takimi i skriningut shpjegues për reforma në administratë publike, ndërkaq sipas kalendarit, sot pasdite është planifikuar të mbahet edhe takimi shpjegues për kapitullin 32, Kontrolli financiar.