Lajme
16.9.2022 02:30
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq bashkë me Zv/kryenegociatoren Drita Abdiu-Halili në skriningun e sotëm shpjegues për kapitullin Statistikë, që mbahet në Luksemburg, njoftoi se pas pilot Regjistrimit në bujqësi, që u zbatua në qershor të vitit 2022, në përputhje me metodologjinë plotësisht e harmonizuar me Rregulloren IFS nr. 2018/1091, është planifikuar Regjistrim në bujqësi për tetor të vitit 2023.
- Enti Shtetëror për Statistikë vazhdimisht punon në implementimin e parimeve të Kodeksit në praktikë të statistikës evropiane, periodikisht duke e kontrolluar statusin e harmonizimit përmes vetëvlerësimit. Arritje e shtuar e rëndësishme në të cilën Enti Shtetëror për Statistikë në mënyrë aktive punonte gjatë vitit 2022 është Programi për hulumtime statistikore për vitin 2023-2027, për përforcimin e sistemit statistikor në vend me përfshirjen e më shumë institucioneve që mbledhin të dhëna relevante statistikore, theksoi Mariçiq, përpara përfaqësuesve të Eurosat.
Sipas Zëvendëskryeministrit Mariçiq të dhënat statistikore do të jenë të rëndësishme për procesin negociues sepse duhet të tregojmë se si aplikohet legjislatura e harmonizuar në praktikë, ndërkaq në mbledhje u potencua se Maqedonia e Veriut ka arritur nivel të caktuar të harmonizimit, gjë që është konfirmuar edhe në Raporte.
-Regjistrim i zbatuar me sukses, sipas metodologjisë dhe standardet e Eurostat, pas dy dekadave, është konfirmim i implementimit të legjislaturës përkatëse statistikore në legjislaturën tonë nacionale, duke punuar së bashku me Komisionin dhe Eurostat.
Është në favor tonë që nuk nisim nga fillimi, sepse kishim një takim shpjegues në shkurt të vitit 2019, para miratimit të Metodologjisë së re për zgjerim. Këtu do të shtoja, si një përparësi, faktin që pas më shumë se 25 vitesh e transponojmë legjislacionin legjislaturën përkatëse statistikore në legjislaturën tonë nacionale, duke punuar së bashku me Komisionin dhe EUROSTAT, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri dhe negociator kryesor me Unionin, Mariçiq para fillimit të skriningut shpjegues, së bashku me Drejtorin Apostol Simovski dhe Sekretaren Shtetërore në SÇE, Abdiu Halili, mbajtën takim me Zëvendës drejtorin e përgjithshëm të Eurostat, Galo Gije, në të cilën diskutuan për gatishmërinë dhe aktivitetet që i merr Enti Shtetëror për Statistikë, me qëllim që më lehtë t’ju përgjigjen sfidave të ardhshme me të cilat do të ballafaqohen, gjatë transferimit të të dhënave në Sistemin Statistikor Evropian, në kuadër të procesit të aderimit në Bashkimin Evropian.
Sot vazhdon procesi i skriningut me takim shpjegues për Kapitullin 18, Statistikë, në Luksemburg, në të cilën Komisioni Evropian dhe Eurostat do ta prezantojnë korpusin e ri të BE acquis e miratuar në periudhë pas vitit 2018/19.