Lajme
16.9.2022 12:07
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori kryesor Bojan Mariçiq dhe Sekretarja Shtetërore në SÇE dhe njëherit zv/kryenegociatore me Bashkimin Evropian, Drita Abdiu-Halili, në skriningun e sotëm shpjegues për kapitullin Statistika, thanë se të dhënat statistikore do të jenë pjesë e rëndësishme e procesit negociues sepse do të duhet të tregojmë se si aplikohet legjislatura e harmonizuar në praktikë.
Është në favor tonë që nuk nisim nga fillimi, sepse kishim një takim shpjegues në shkurt të vitit 2019, para miratimit të Metodologjisë së re për zgjerim. Këtu do të shtoja, edhe si një përparësi, faktin që pas më shumë se 25 vitesh e transponojmë legjislacionin përkatës statistikor në legjislaturën tonë nacionale, duke punuar së bashku me Komisionin dhe Eurostat, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se Maqedonia e Veriut ka arritur nivel të caktuar të harmonizimit, gjë që është konfirmuar edhe në Raportet, duke shtuar se pikërisht në kohën e tij, si ministër i drejtësisë, Maqedonia e Veriut pas 2 dekadave arriti të zbatoj regjistrim të suksesshëm të popullsisë, sipas Metodologjisë dhe standardeve të Eurostat.
-Me përfundimin e regjistrimit të vonuar ishte kërkesa kryesore e Brukselit për Maqedoninë e Veriut e cila u përshëndet nga Komisioni Evropian, pas publikimit të rezultateve, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke njoftuar se pas pilot Regjistrimit të bujqësisë, e cila u zbatua në qershor të vitit 2022, në përputhje me metodologjinë e harmonizuar plotësisht me Rregulloren IFS nr. 2018/1091, është planifikuar Regjistrim i bujqësisë për tetor të vitit 2023.
-Enti Shtetëror për Statistikë vazhdimisht punon në implementimin e parimeve në praktik të Kodeksit të statistikës evropiane, periodikisht duke e kontrolluar statusin e harmonizimit përmes vetëvlerësimit. Arritje e shtuar e rëndësishme në të cilën Enti Shtetëror për Statistikë në mënyrë aktive që punonte gjatë vitit 2022 është Programi për hulumtime statistikore për vitet 2023-2027, për përforcimin e sistemit statistikor në vend me përfshirjen e më shumë institucioneve që udhëheqin me të dhëna relevante statistikore, është në fazë përfundimtare, theksoi Mariçiq, përpara përfaqësuesve të Eurosat.
Zëvendëskryeministri dhe negociatori kryesor me Unionin, Mariçiq para fillimit të skriningut shpjegues, së bashku me Drejtorin Apostol Simovski dhe Sekretaren Shtetërore në SÇE, Abdiu Halili, mbajtën takim me Zëvendës drejtorin e përgjithshëm të Eurostat, Galo Gije, në të cilën diskutuan për gatishmërinë dhe aktivitetet që i merr Enti Shtetëror për Statistikë, me qëllim që më lehtë t’ju përgjigjen sfidave të ardhshme me të cilat do të ballafaqohen, gjatë transferimit të të dhënave në Sistemin Statistikor Evropian, në kuadër të procesit të aderimit në Bashkimin Evropian.