Lajme
15.9.2022 01:03
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociuesi kryesor, Bojan Mariçiq, në fjalën e tij të parë në mbledhjen e parë të skriningut theksoi kënaqësinë e tij për fillimin zyrtar të pjesës praktike të negociatave aderuese, pas mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti.
-Negociatat e bëjnë dhe transformojnë vendin në të mirë. Pas 17 vitesh pritje, kemi shans historik të sigurojmë të ardhme evropiane për qytetarët dhe Maqedoninë e Veriut, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se me fillimin e skriningut ne hyjmë më thellë në procesin e reformave, të cilat përfshijnë zbatimin e rregulloreve evropiane dhe kontribuojnë në evropianizimin e shoqërisë dhe funksionimin evropian të shtetit.
Zëvendëskryeministri Mariçiq para përfaqësuesve të Komisionit Evropian theksoi se Maqedonia e Veriut ka bazë për të ecur përpara me një ritëm të mirë dhe se në këtë moment të gjithë janë të fokusuar maksimalisht në secilin kapitull dhe me përkushtim dhe optimizëm maksimal për të përmbushur qëllimin tonë strategjik anëtarësim të plotë në BE.
- Ekipi maqedonas, këtu në Bruksel, ndërkaq kolegët që na ndjekin në Shkup janë të gatshëm ti dëgjojnë përvojat dhe këshillat tuaja për atë se si dhe sa më mirë të përmbushen kërkesat e legjislacionit të BE-së në sferën e prokurimit publik, kapitull që është pjesë e Klasterit Themelet, theksoi Mariçiq.
Negociuesi kryesor Mariçiq, në fjalën e tij në gjuhën maqedonase, iu referua asaj që Maqedonia e Veriut ka arritur deri më tani në kapitullin konkret, Prokurimet Publike, duke theksuar se korniza ligjore për prokurimet publike në masë të madhe është harmonizuar me të drejtën e BE-së, respektivisht Ligji për prokurime publik është harmonizuar me Direktivat për prokurimin klasik dhe atë komunal (BE/2014/24 dhe BE/2014/25), si dhe me Direktivën për mjetet juridike (2007/66/E3).
Në fillim të vitit 2022, Qeveria miratoi Strategjinë për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik për periudhën 2022-2026, me një Plan Veprimi për vitin 2022 për zbatimin e saj. Direktiva për mbrojtje dhe siguri 2009/81/E3 është transpozuar në Ligjin për Prokurimin Publik në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri potencoi se po vazhdojnë aktivitetet për vendosjen e partneriteteve efektive publiko-private dhe se përgatitet edhe Propozim ligji i ri për partneritet publik privat dhe se i njëjti ka për qëllim transpozimin e Direktivës 2014/23/BE për dhënien e marrëveshjeve për koncesione, duke shtuar se propozim ligji është në fazën përfundimtare të harmonizimit dhe do ti dorëzohet procedurës Qeveritare.
Sistemi elektronik i prokurimeve publike funksionon me efikasitet, tha Mariçiq, dhe zhvillimi i platformës së e-tregut, e-katalogëve dhe përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të përpunimit të ankesave të prokurimeve publike është në vijim.
Roli dhe kapacitetet e Entit Shtetëror të Revizionit në kryerjen e revizioneve të prokurimeve publike janë përmirësuar përmes implementimit të programit të ri të revizionit të prokurimeve publike që ofron udhëzime të përditësuara dhe udhëzime dhe mjete metodologjike për revizorët, shpjegoi Mariçiq, duke shtuar se legjislatura në sferën ligjore në masë të madhe është harmonizuar me ligjin e BE-së.
- Ne fillimin e negociatave i kemi pritur pa punuar në kapitullin konkret. Por e dimë se përpara nesh kemi ende shumë punë dhe përkushtim në reforma, për çka ne si Qeveri e Maqedonisë së Veriut treguam se kemi dëshirë, vullnet dhe kapacitet politik, përfundoi Mariçiq në fund të fjalës së tij.
Sot në Bruksel fillo procesi i skriningut për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga data 15-27 shtator 2022 do të zhvillohen takime për sferat dhe kapitujt e Klasterit Vlerat Themelore, kur Komisioni do të prezantojë legjislacionin e ri për këto sfera. Të gjitha takimet mbahen në Bruksel, përveç kapitullit 18 Statistika në Luksemburg.
Deri më 27 shtator do të zhvillohen takimet shpjeguese për këtë Klaster ndërkaq në periudhën nga 11 nëntori deri më 9 dhjetor do të vijojë skriningu bilateral kur ne do ta prezantojmë shkallën e harmonizimit të së drejtës së BE-së, vendosjen institucionale për zbatimin e ligjeve të harmonizuar, dhe planet për harmonizimin e mëtejshëm, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe nevojat për resurse të burimeve njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.
Pas kësaj, Komisioni Evropian do të përgatit Raport nga skriningu, i cili ndër tjerash përmban gjetjet dhe vlerësimin e Komisionit për shkallën e harmonizimit, kapacitetet dhe konkluzionet dhe rekomandimet, raporton Sekretariati për Çështje Evropiane.