Lajme
15.9.2022 09:44
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, para fillimit të sotëm të procesit të skriningut përcolli mesazh në Fejsbuk profilin e tij se është përgatitur faza e ardhshme e euro-integrimeve dhe se ekipi maqedonas është i gatshëm për çeljen e procesit të skriningut.
“Negociatat janë çelur. Sot fillojmë fazë të re në rrugën euro-integruese dhe përmbushjes së qëllimit tonë strategjik.
Skriningu është detyrë e rëndësishme për ne. Për këtë arsye të gjithë të bashkohemi rreth kësaj detyre nacionale dhe ta kryejmë sa më shpejt që është e mundur. Kemi bazë të mirë, vullnet politik dhe kapacitet ta bëjmë këtë.
Qytetarët duan dhe meritojnë të jetojnë në Maqedoni të Veriut evropiane dhe ti shfrytëzojnë përfitimet që i ngërthen anëtarësimi në Union.
“Le të jetë me fat dhe me sukses!”, thot Zëvendëskryeministri dhe negociatori kryesor, Mariçiq.
Maqedonia e Veriut pas mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare me të çka edhe zyrtarisht i çeli negociatat me Bashkimin Evropian sot fillon me fazën e parë te negociatave, respektivisht procesin e skriningut.
Sot fillon skriningu shpjegues për Kapitullin 5/ Prokurimet publike. Delegacionin maqedonas e kryeson ZKQ për Çështje Evropiane dhe negociues kryesor Bojan Mariçiq, pjesë e delegacionit është edhe Sekretarja Shtetërore në SÇE dhe Zëvendëse e negociuesit kryesor Drita Abdiu Halili, gjithashtu në delegacion janë të përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve kompetente si dhe nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Nga 15-27 shtator 2022 do të mbahen mbledhje për fushat dhe kapitujt e Klasterit Vlerat Themelore, kur Komisioni do ta prezantojë legjislaturën e re për këto fusha. Të gjitha mbledhjet mbahen në Bruksel, përveç për Kapitullin 18 Statistikë në Luksemburg.