Lajme
14.9.2022 01:43
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot së bashku me Kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, kishin takimin e parë me trupin punues të Këshillit të BE-së kompetent për vendet që negociojnë.
-Gjatë përgatitjeve përfundimtare, sot mbahet takim pune me KOELA para fillimit të procesit të skriningut të nesërm. Bëjmë hap përpara në procesin euro-integrues, nga KOVEB kalojmë në KOELA, me çka konfirmohet perspektiva dhe mbështetja e BE-së nga vendet anëtare të Unionit për vendin tonë, tha në takim Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe negociatori kryesor në negocitat me BE-në shfrytëzoi rastin dhe shprehu kënaqësinë e tij për transferimin e shpejtë në trupin punues KOELA, duke potencuar se ekziston gatishmëria të kenë takime të shpeshta në periudhën e ardhshme, deri sa Maqedonia e Veriut avancohet në negociata.
Procesi i zgjerimit shkon para, hapja e negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të shihet si sinjal serioz dhe shtytje për të gjithë në mënyrë maksimale t’ju përkushtohemi dhe sa më shpejtë ti realizojmë reformat.
Mariçiq para delegatëve të pranishëm, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në trupin punues për zgjerim në Këshillin e BE-së, bëri një retrospektivë të përgatitjeve për fillimin e negociatave, në muajin e kaluar, duke theksuar se në periudhën që pason do të përforcohet bashkëpunimi i partneritetit me Komisionin Evropian dhe vendet-anëtare të BE-së.
Jemi të vetëdijshëm se procesi negociues është kompleks dhe sfidues, ne si gjithmonë jemi të gatshëm të punojmë ngushtë dhe në partneritet me Komisionin dhe shërbimet e tij, si dhe me vendet-anëtare të BE-së, që sa më shpejtë ta mbarojmë pjesën tonë të punës.
Në takim Mariçiq edhe një herë konfirmoi përkushtimin e Qeverisë që ky proces të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, me përfshirje dhe bashkëpunim me aktor të ndryshëm siç janë sektori civil, komuniteti akademik dhe komuniteti i biznesit.
-Është absolutisht e rëndësishme të kemi konsensus nacional për procesin aderues dhe opozita të luaj rol konstruktiv në përmbushjen e qëllimit tonë strategjik për anëtarësim të plotë. Aktualisht operacionalizojmë të gjithë trupat e strukturës, paralelisht edhe Sekretariati për Çështje Evropiane punon në zhvillimin e udhëzimeve dhe ndërtimin e kapaciteteve të të gjitha trupave.
Të pranishmit në mbledhje diskutuan edhe për sfidat globale, siç janë lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe ushqimore, nevoja për rikuperim pas KOVID, siguria kibernetike etj., që janë arsye plus për Unionin ta përfundojë bashkimin e kontinentit.
-Një BE plotësisht e bashkuar do të jetë më rezistues dhe e aftë t’ju përgjigjet në mënyrë efektive të gjitha sfidave të tashme dhe të ardhshme. Nga ana tjetër për ne nuk ka alternativë tjetër dhe për këtë arsye duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe me një ritëm të shpejtë të ecim drejt anëtarësimit të plotë në BE, përfundoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe negociuese kryesor me Unionin, sot niset për në Bruksel, në prag të fillimit të nesërm të procesit të skriningut dhe hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Unionin.