Lajme
13.9.2022 04:04
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me Revizorin kryesor shtetëror, Maksim Acevski në të cilën u diskutua për gatishmërinë dhe rëndësinë e përfshirjes së Entit shtetëror të revizionit në procesin e negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
-Filluam proces historik, u hapën negociatat dhe kjo është ajo ku duhet të fokusohemi. Me fillimin e negociatave vendi hyn në fazë tjetër specifike, që kërkon përfshirje të rrethit më të madh të shoqërisë, tha Mariçiq në takim.
Revizori kryesor shtetëror potencoi gatishmërinë e Entit shtetëror të revizionit si institucion suprem për revizion i cili me ekspertizën e vet, njohuri dhe profesionalizëm do të jep kontribut të dukshëm aktiv përmes përfaqësuesve të tij në skriningun shpjegues, në veçanti në kapitullin 5 – Prokurimet publike dhe 3.32 – Kontrolli financiar.
Në takim Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane theksoi nevojën e përkushtimit dhe angazhimit maksimal të gjithë aktorëve në këtë proces, me qëllim të shfrytëzimit të shansit të dhënë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.
-Negociatat dhe procesi në përgjithësi të negociatave për anëtarësim në Union është projekt i Unionit dhe shtetëror, që do ta transformoj vendin në më mirë, kurse rezultati përfundimtar do të jetë sistem dhe legjislacion më i mirë gjyqësor, administratë më e mirë, administratë më e mirë shtetërore, theksoi Mariçiq.