Lajme
08.9.2022 10:45
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me BE-në, në paraqitjen e tij të përbashkët ne “Kanal 5”, me ekspertin kroat për euro-integrime, Vladimir Drobnjak, tha se tani nuk na nevojitet referendum dhe se nuk është korrekte të shtyhen qytetarët në këtë drejtim.
-Qëndrimi ynë ishte i qartë, që në vend që të fokusohemi në organizimin e referendumit, që u tha nga VMRO-DPMNE e bojkotoi herën e kaluar që ishte për Marrëveshjen e Prespës, më e rëndësishme është të fokusohemi në ndërtimin e konsensusit në Kuvend për reforma të mëtutjeshme, dhe për ata detyrime që na presin nga negociatat, sepse tani më janë në progres, deklaroi Mariçiq.
Sipas Mariçiq nuk ka kuptim tani të hapen çështje kur nisëm me negociata, por në kulmin e negociatave duhet të fokusohemi në çështjet që na imponohen, dhe janë lidhur edhe me tregun e brendshëm edhe me sundimin e së drejtës edhe me ambientin jetësor, edhe me transportin dhe bujqësinë etj.
Eksperti Drobnjak theksoi se në Kroaci ekzistonte konsensusi nacional rreth nevojës për hyrje në Bashkimin Evropian dhe se negociatat si projekt, asnjëherë nuk ishin lëndë e diskutimit në Kuvendin nacional të tyre.
-Ne, si ekip negociues, që nga vetë fillimi dhe deri në fund, kishim konsensus nacional rreth asaj. Puna e dytë e rëndësishme është që negociatat e bëjnë dhe transformojnë vendin në më mirë. Negociatat janë proces transformues, që në fund rezulton me legjislacion më të mirë, administratë më të mirë shtetërore, profesionist më të mirë, keni shtet më të mirë. Dhe për këtë arsye është e rëndësishme që negociatat që i nisët, të jenë negociata me të cilat do të negociojë i gjithë vendi, nuk është projekt i elitave politike, është projekt shtetëror, potencoi negociatori i mëparshëm kroat me Unionin, Vladimir Drobnjak.
Mariçiq theksoi se më e rëndësishme është që opozita të bëj përpjekje për pjesëmarrje në procesin e negociatave, dhe me idetë me njerëzit e tyre si dhe me Këshillin nacional për integrime evropiane në Kuvend, sesa nga çfarëdo lojë tjetër politike që mund ti komplikojë më shumë marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian, se sa me Bullgarinë.
Mariçiq shtoi se opozita ka dhënë dorë për bisedë në Kuvend rreth prioriteteve, për vendosjen apo ripërtëritjen e konsensusit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që me të vërtet të mundemi të përkushtohemi në reforma.
Drobnjak tha se Kroacia nga vetë fillimi maksimalisht mbështeti Maqedoninë e Veriut në euro-ambiciet e saj dhe më tej mbështetja e Kroacisë do të jetë maksimale, duke potencuar se simpatitë që Maqedonia e Veriut i ka në Bruksel janë të mëdha dhe se këtë medoemos ta shfrytëzojmë dhe ë vazhdojmë me procesin.