Lajme
08.9.2022 10:13
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me negociuesin e mëparshëm kroat, Drobnjak, morën pjesë në emisionin “Vera e nxehtë politike” ku deklaroi se duhet të kemi ambicie dhe qëllim për anëtarësim në BE që të bëhet sa më shpejt që është e mundur, respektivisht Maqedonia e Veriut të hyjë në zgjerimin e parë të ardhshëm të Bashkimit Evropian kur do që të jetë kjo.
- Për ne është e rëndësishme kjo kohë, ky vit edhe gjysma e skriningut, dhe më tej fazat e hapjes së kapitujve dhe klastereve ti shfrytëzojmë maksimalisht që ti nxjerrim reformat e duhura, tha Mariçiq duke shtuar se këto vite tani duhet ti shfrytëzojmë maksimalisht.
Eksperti Drobnjak shtoi se më e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut atë që mund ta mësojë nga Kroacia është se suksesi është i mundshëm, se negociatat mund me sukses të përfundojnë dhe mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
- Tregimi kroat tregon se kjo nuk është mision i pamundur, dhe se është i arritshëm dhe i mundshëm. Çdo gjeneratë e negociatave është specifike në mënyrën e saj, dhe negociatat tuaja nuk janë në përgjithësi saktësisht ashtu siç ishin atë të Kroacisë, as kornizat negociuese nuk janë të njëjta. Por disa rregulla bazike mbeten të njëjta, negociatat kanë një dimension shumë specifike, që kërkon përfshirjen e një rrethi sa më të gjerë, theksoi Drobnjak.
Zëvendëskryeministri dhe negociuesi kryesor me Unionin,Mariçiq, në emision tha se në përgjithësi jemi të gatshëm për fillimin e negociatave dhe se kemi ekip të mirë, duke potencuar se kemi energji, fuqi, dëshirë dhe njohuri për ti filluar me sukses she për ti përfunduar negociatat.
Eksperti Drobnjak mendon që qëllimi i Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian është shumë ambicioz, por njëkohësisht edhe datë e vendosur mirë, duke iu referuar shembullit kroat.
-Ne morëm pasqyrë të qartë në terminin për aderim gjashtë muaj para mbylljes së kapitullit të fundit. Ne pesë vite të plota negociuam të dimë se kur do të hymë në Union. Është proces që data nuk mund të përcaktohet më herët. Tani Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe gjithë shoqërisë të gjejnë mënyrën e duhur. Nëse kapet rritmi i mirë, nëse me fuqi të plotë hymë në reforma, në administratë, në legjislaturë, dhe nëse kjo bëhet projekt i përgjithshëm nacional, mendoj që mund të shkoni përpara me një rritëm me të vërtet të mirë, potencoi Drobnjak.