Lajme
08.9.2022 07:10
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën Çeke, mbajti takim me kolegun e tij, Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikulas Bek, në të cilën diskutuan për planet dhe hapat e ardhshme të kryesimit çek me BE-në.
-Jo rastësisht në Ditën e pavarësisë jam në vizitë pune në Çeki, e cila fillimin e kryesimit me BE-në shënoi me hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë me Bashkimin Evropian, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim duke shprehur kënaqësinë e tij në realizimin e momentit historik për Maqedoninë e Veriut.
Mariçiq dhe Bek u dakorduan se në këtë kohë turbulencash më e rëndësishme është të kujdesemi për marrëdhëniet mira dhe të kemi miqësi të mirë, me të cilët së bashku do ti tejkalojmë sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa.
-Çekia është partneri ynë dhe mbeten të hapur të ndihmojnë vendeve të Ballkanit Perëndimor që ti afrohen Unionit dhe rajoni të jetë pjesë e dialogut për zgjidhjen dhe tejkalimin e krizave, tha Mariçiq.
Ministri çek për Çështje Evropiane, Bek, theksoi se Republika Çeke është mik i sinqertë dhe mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në procesin euro-integrues dhe se ashtu do të mbetet edhe gjatë kryesimit të tyre me Unionin.
-Në moment të duhur bëtë hap të duhur. Ju përgëzoj për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe jam i gëzuar që kjo ndodhi gjatë kohës së kryesimit tonë me BE-në theksoi Ministri çek Bek.
Në takim u diskutua edhe fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut me Unionin dhe përgatitjet e fundit të cilat i bëjmë për procesin e skriningut, me fokus në bashkëpunimin e shkëlqyer të cilën Maqedonia e Veriut e ka me Çekinë dhe mundësitë për intensifikimin e saj në pjesën e euro-integrimeve.
Kemi bashkëpunim në nivel të lartë, ndërkaq mbështetjen e saj Çekia e tregoi në periudha kyçe kohore, gjatë kohës së migrantëve dhe krizës shëndetësore, theksoi Mariçiq në takim.