Lajme
08.9.2022 03:37
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot nga Praga, uroi 8 shtatorin, Ditën e pavarësisë së vendit, duke potencuar se qytetarët kanë arsye të festojnë sepse sot jemi vend i respektuar që kemi aleatë nëpër gjithë botën, që është i respektuar dhe i njohur me përpjekjet dhe guximin e tij ta trasojë rrugën evropiane.
“31 vjet qytetarët zgjodhën të jetojnë në një shtet të pavarur, demokratik, të qetë, të qëndrueshëm dhe prosperues.
Qytetarët kanë arsye të festojnë. Vitet e kaluara dëshmojnë për punë të përkushtuar në ndërtimin dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut si e lirë, e përgjegjshme dhe shoqëri të fuqishme ekonomike me afirmim të plotë të vlerave qytetare.
Edhe krahas sfidave kishim sukses të mbetemi qartë të orientuar drejt integrimeve euroatlantike, duke investuar në qëllimin tonë strategjik deri në fund. Të bëhemi anëtar të NATO-s si vend i vogël, si e jona, është arritje e madhe, ndërkaq hapja e negociatave aderuese për anëtarësim të plotë në BE, është edhe një hap i rëndësishëm para në drejtim të duhur.
Negociatat për aderim do të na ndihmojnë të lëvizim nëpër reforma dhe të fokusohemi në ato të rëndësisë prioritare.
Sot jemi vend i respektuar që ka aleatë nëpër gjithë botën, i cili është i respektuar dhe i njohur me përpjekjet dhe guximin e tij ta trasoj rrugën evropiane për gjeneratat e tij. Maqedoni e Veriut moderne, evropiane dhe prosperuese për të gjithë qytetarët.
Qoftë i përjetshëm pavarësia dhe shtetësia. Rroftë Republika”, qëndron në urim në Fejsbuk profilin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq, sot dhe nesër është për vizitë zyrtare në Republikën Çeke, e cila kryeson me Bashkimin Evropian, ku do të mbajë takime me homologun e tij, Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Mikulas Bek, me kryesuesin e Komitetit parlamentar për Çështje Evropiane Ondrej Beneshik dhe kryetarin e grupit Inter-parlamentar për miqësi të Maqedonisë së Veriut me Çekinë, Petr Beitl.