Lajme
07.9.2022 03:30
Sot Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe negociues kryesor i ekipit që do të negociojë me Bashkimin Evropian mbajti takim pune me Kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski në të cilën diskutuan për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e Odës ekonomike në procesin e negociatave.
-Sa më mirë që adaptohet ekonomia maqedonase, aq më lehtë do të jetë edhe hyrja në BE. Me Odën ekonomike përforcojmë bashkëpunimin në fushën e euro-integrimeve, me qëllim që sa më mirë ti përmbushim detyrimet, por edhe përgatitje për mundësitë që do ti sjell anëtarësimi i ardhshëm i ekonomisë maqedonase dhe shoqëria në përgjithësi, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Kryetari Azeski theksoi se Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut përshëndet fillimin e procesit dhe pranon propozim kërkesën e përfshirjes së komunitetit të biznesit në ekipin negociues. Odat thotë Azeski medoemos të jenë të përfshirë në procesin negociues nga vetë fillimi kur modelohen ndryshimet, si një lidhje e rëndësishme me kompanitë që do të sigurojë transparencë të procesit drejt biznesit dhe lehtësinë e aplikimit (e cila jo gjithmonë do të jetë e lehtë dhe do të kërkojë ndryshime drastike në punën e bizneseve). Për këtë qëllim kryetari i Odës ekonomike propozoi Jadranka Arizanokovskan si koordinuese të ekipit negociues nga Oda ekonomike e cila ka 33 vite përvojë pune në operimin e odave, konsulentë e certifikuar menaxhimi, instruktore dhe mentore e projekteve dhe proceseve të menaxhimit në kompani, menaxhuese e projekteve të më shumë se 10 projekteve në Odë të realizuar nga programet evropiane përmes Komisionit Evropian dhe më shumë se 20 vite përvojë pune me bashkëpunim të drejtpërdrejtë me institucionet evropiane për tema që kontribuojnë në përafrimin e ekonomisë maqedonase drejt legjislaturës evropiane.
-Besoj se ekspertët e Odës ekonomike, të cilët do të përfshihen në punën e grupeve negociuese të punës nga fillimi i negociatave aderuese, do të japin kontribut të dukshëm në përmbushjen e detyrimeve evropiane, si me njohuri profesionale, ashtu edhe me kontakte dhe impute të drejtpërdrejta nga komuniteti i biznesit, theksoi Mariçiq, duke i dëshiruar sukses Arizankovskës dhe bashkëpunim të mirë me Sekretariatin për Çështje Evropiane.
Në takim Zëvendëskryeministri dhe negociuesi kryesor me BE-në, Bojan Mariçiq, informoi Kryetarin Azeski se negociatat duhet të vazhdojnë me një dinamikë të përshpejtuar dhe të mbyllen sa më shpejt që është e mundur, në përputhje me metodologjinë e re për kryesimin e negociatave për aderim në BE. Të njëjtat duhet të sigurojnë ndryshime serioze në ekonomi dhe në sferat tjera (gjyqësor, sundimi i së drejtës, mjedisi jetësor, institucione) të cilët nuk mund të arrihen pa vendosjen e ndonjë kornize dhe zbatim të qëndrueshëm. Struktura negociuese nga ana maqedonase do ti përfshij ekspertë, nëpunës shtetëror me përvojë të gjatë pune në këtë fushë, ekspertë dhe persona profesionist nga biznesi, jashtë institucioneve, por edhe jashtë shtetit të cilët kanë përvojë me kryesimin e negociatave dhe aderimin e vendeve tjera në BE, me qëllim të negociatave efikase dhe të suksesshme për ballafaqim me të gjitha sfidat.
Roli i Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut në procesin e negocimit me BE-në është e rëndësisë së veçantë sepse kontribuon në ngritjen e vetëdijes n[ mjedisin e biznesit që do të thotë të jetë pjesë e tregut të përbashkët dhe ndikimi në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, përmirësimi i konkurrencës së ndërmarrjeve, niveli i investimeve etj. Përcaktuesit që mbulojnë kapitujt ekonomik i referohen kriterit të tregut funksional ekonomik. Në mënyrë shtese Komisioni Evropian, tani edhe vendet anëtare, do të vendosin indikatorë të rij përmes të cilave do ta matin progresin dhe do të kenë një kanal komunikues më të fuqishëm të dyanshme në të ardhmen.