Lajme
06.9.2022 01:54
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me ekspertin Vlladimir Drobnjak, negociuesi i mëparshëm kroat, sot mbajtën dy mbledhje koordinuese me Ministrat përgjegjës për klasteret e Komisionit të punës për euro-integrime dhe me Sekretarët shtetëror të institucioneve.
-Përvoja dhe njohuria të cilin e ka negociuesi mëparshëm Drobnjak do të jenë të dobishme dhe do të na ndihmojë më lehtë ti tejkalojmë sfidat me të cilat ballafaqohemi gjatë negociatave, tha në takimet Zëvendëskryeministri dhe negociuesi kryesor Mariçiq.
-Për çdo vend marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-më është sfidë e madhe politike, por puna dhe detyra e vërtetë fillon pas hapjes së negociatave, tha Vlladimir Drobnjak, duke shtuar se është e pamundur të vlerësohet sa do të zgjas procesi negociues për Maqedoninë e Veriut.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se fillojmë një proces të ndryshimeve të ndërlikuara, për çka do të na nevojitet përkushtim serioz në përmbushjen e qëllimit, duke theksuar se ekspertiza e Drobnjak padyshim që do të kontribuojë në këtë moment të rëndësishëm, kur përgatitemi për fazën më të rëndësishme dhe më të rëndë të procesit euro-integrues, dhe këto janë negociatat.
-Drobnjak përpara Ministrave maqedonas dhe Sekretarëve shtetëror përmes diskutimit i theksoi sfidat me të cilat Maqedonia e Veriut mund të ballafaqohet, duke marrë parasysh përvojat e Kroacisë në këtë pjesë.
-Negociatat janë të hapura dhe medoemos të vraponi në këtë maratonë, tha Drobnjak duke shtuar se kemi përparësi krahasuese lidhur me vendet tjera dhe se Maqedonia e Veriut mund ta llogaris mbështetjen e Kroacisë edhe më tej në procesin e përgjithshëm.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Drobnjak u dakorduan se hymë në tjetër dimension të euro-integrimeve dhe se ky do të jetë proces kompleks, në të cilin duhet të jemi aktiv dhe të punojmë në reforma.
Përvoja e Kroacisë në procesin e aderimit, metodologjia e re dhe korniza negociuese si dhe procedurat për negociata, Drobnjak do ta paraqesë edhe para strukturës udhëheqëse të Sekretariatit për Çështje Evropiane.