Lajme
05.9.2022 04:03
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në konferencë për shtyp paraqiti strukturën e re negociuese që sot në seancën tematike u miratua nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
-Me vendimin e sotëm të Qeverisë për revizion të mekanizmit koordinues për negociata aderuese, vendosë për strukturë të re që do ta thjeshtëzojë mekanizmin, njëkohësisht do ta bëjë më funksional në mënyrë hierarkike dhe komanduese, më efikas dhe më efektiv, tha Mariçiq, duke informuar se për arsye të rritjes së efikasitetit të funksionit gjatë zhvillimit të negociatave, vendose “negociuesi kryesor”, funksion të cilin do ta kryesojë ai, i cili lidh elementet politike dhe teknike të negociatave.
Ai shpjegoi se grup i vendimeve qeveritare me të cilat u vendos mekanizmi në vitin 2019 duhet të ndryshojë sepse procesi i zgjerimit është ndryshuar, ndërkaq kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të shpijnë me metodologjinë e re të vitit 2020. Në mënyrë shtesë, për arsye të rritjes së numrit të risive në proces, nuk kemi model të përvojës të cilin mund ta marrim parasysh të vendeve që deri më sot kanë negociuar apo ende negociojnë dhe për këtë nevojitet modeli ynë autokton për koordinim, i cili në përgjithësi do ti pasqyrojë të rejat nga Metodologjia e reviduar, si dhe Metodologjia e re imponon më shumë negociata politike aderuese, në mënyrë që procesi në përgjithësi të negociatave e ngre në nivel politik shumë më të lartë edhe atë në të gjitha fazat e negociatave.
Për tu siguruar konsistenca hierarkike dhe komanduese “Zëvendës i negociuesit kryesor” funksion të cilin do ta ushtrojë Sekretarja Shtetërore për Çështje Evropiane, e cila njëkohësisht është edhe kryesuese e Komitetit për Stabilizim dhe Asociim, z-nja Drita Abdiu-Halili, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Organet që ishin paraparë me Vendimet e vitit 2019 mbeten edhe në strukturën e re dhe ato janë: Komiteti për negociata, Delegacioni shtetëror për negociata, Grupi për negociata, në të cilat mes tjerash, vendosen edhe ter pozita të reja, ekonomist kryesor, jurist kryesor dhe anti- korrupsioneri kryesor si dhe komiteti i punës për integrime evropiane dhe grupet e punës për negociata aderuese.
Sekretariat i vetëm për procesin negociues është Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) me atë që kompetencat dhe roli i SÇE-së duke e përfshirë edhe koordinimin e procesit në përgjithësi të negociatave aderuese është e rregulluar me Ligjin e Qeverisë.
Në mënyrë shtese SÇE do të jetë edhe depozituesi i gjithë dokumentacionit lidhur me negociatat aderuese. Në të gjitha grupet e punës do të ketë koordinues nga SÇE kompetent për proceset metodologjike dhe procesorë dhe koordinuese me të gjitha organet tjera të strukturës së negociatave. Njëkohësisht, SÇE merr kompetencë edhe në përgatitjen e akteve të nevojshme juridike me të cilat janë përcaktuar procedurat e punës së organeve.