Lajme
29.8.2022 03:30
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane vazhdon ti mbështes grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara sociale, të cilët duan të bëjnë ndryshime pozitive përmes angazhimit.
Sot me iniciativën e Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në Sekretariatin për Çështje Evropiane për vizitë me revistën “Lice v lice” ishte shitësi Kristijan Markovski – Kiko.
Qëllimi i iniciativës është që të merr pjesë në mbështetjen e këtij lloji të sipërmarrjes sociale dhe të vazhdojë integrimi i personave të grupeve të cenueshme dhe të margjnalizuara në shoqëri.
-Miqësia jonë vazhdon, ndërkaq unë dhe kolegët e mi në Sekretariatin për Çështje Evropiane kishim mundësi të blejmë kopje të revistës dhe me këtë ta vazhdojmë modelin e sipërmarrjes sociale, thotë Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Sipas Mariçiq gjithëpërfshirja e grupeve të margjinalizuar dhe të kufizuar në shoqëri është vlerë evropiane të cilën duhet ta shpërndajmë edhe ne. Mbështetja e grupeve të cenueshme, në veçanti përforcimi ekonomik i tyre dhe mundësimi i një jetese më dinjitoze për ta është obligimi ynë. Çdo hap drejt mbështetjes së tyre është hap përpara për shoqërinë, mendon Mariçiq.