Lajme
28.8.2022 08:33
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Koordinues Nacional i IPA-s Bojan Mariçiq, në profilin e tij ne Fejsbuk publikoi se Komisioni Evropian tani më miratoi programin për IPARD 3 në të cilën janë ndarë 97 milion euro, mjete evropiane të cilët do të shfrytëzohen për mbështetjen e investimeve në mekanizmin e ri bujqësor, ndërtimin e fermave të blegtorisë dhe shpendëve, verëtarisë, qumështoreve, thertoreve, investime në turizmin rural, mbështetje për biznese të vogla në mjediset rurale dhe përmirësim i infrastrukturës rurale.
-Falë mbështetjes së vazhdueshme të cilën e marrin bujqit tanë nga fondet evropiane, vera dhe ushqimi maqedonas kanë vulë të njohur të tyre dhe janë të respektuar jo vetëm në Ballkan, por edhe mbarë botën, thotë Mariçiq, duke potencuar se vera është një ndër produktet tona më të rëndësishme strategjike dhe me eksport i dyti në Bashkimin Evropian, që është partner më i rëndësishëm në tregtinë me produkte të bujqësisë dhe ushqimit të Maqedonisë së Veriut.
Në vazhdim ai shpjegon se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, në sferën e verës dhe ushqimit, do të mundësojë që bujqit maqedonas të kenë qasje të lirë në tregun e përbashkët të BE-së, Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane dhe i tregut të përbashkët t[ vendeve anëtare të BE-së, të regjistrojmë dhe të mbrojmë produkte bujqësore, të cilët tani më janë regjistruar dhe të mbrojtur me shenja nacionale të origjinës, origjina gjeografike ose specialitet i garantuar tradicional, qasje deri te një pjesë e rëndësishme të fondeve të BE-së, që do të jenë në dispozicion për financimin e zhvillimit rural dhe 100% ushqim i sigurte dhe konkurrues në tregun evropian.
Shfrytëzimi i këtyre mjeteve d të fillojë pas ratifikimit të Marrëveshjes kornizë për IPA 3 i cili është në fazë të përgatitjes për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që duhet të realizohet deri në fund të shtatorit 2022. Pas këtij procesi pason nënshkrim i Marrëveshjeve financiare për çdo program, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.