Lajme
26.8.2022 08:21
“Njerëzit tanë, respektivisht Maqedonasit në Shqipëri janë komunitet i themeluar, kanë parti politike, Aleanca Maqedonase për Integrime Evropiane, në përbërjen e kaluar kishin përfaqësues, deputet në Parlament, kanë kryetar komune Maqedonas në Shqipëri dhe mendojmë që kështu fuqishëm të themeluar nuk duhet të frikemi nga askush ose nga çka do” – deklaroi Zëvendëskryeministri Mariçiq në lajmet e “Kanal5”.
Mariçiq potencoi se Maqedonia e Veriut ka obligim kushtetues që të kujdeset për shtetasit e vetë dhe se gjithmonë Maqedonasve të vetë në Shqipëri ju ka ndihmuar.
“Nëse ju kujtohet kishte hapje të shkollave në gjuhë maqedonase atje, dhe kjo është pjesë e asaj ndihme. Megjithatë, atë që dikush, ose grup njerëzish kanë vendosur të marrin shtetësi të ndonjë shteti tjetër, dhe në bazë të kësaj të arrijnë dhe të kërkojnë shpjegim tjetër, megjithatë është obligim i çdo njeriu, i çdo qytetari të Shqipërisë, në regjistrim ashtu siç do të deklarohet i lirë”, theksoi Mariçiq, duke shtuar se në këtë temë do të diskutojnë edhe me qeverinë shqiptare dhe shprehu besim se do të mundësohet që çdo qytetar i Shqipërisë të deklarohet i lirë në përkatësinë etnike.
Në pyetjen për procesin e ndryshimeve kushtetuese, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq tha se nga aspekti i Qeverisë, sa i përket përmbajtjes nuk ka as një pengesë që kjo të bëhet, duke shtuar se koncepti i Kushtetutës tonë dhe ambienti ynë gjithmonë ka qenë gjithëpërfshirës për të gjitha etnitetet.
“Ne do të hapim dialog me të gjithë partitë politike, si Qeveri, por edhe me të gjithë deputetët. Mendojmë që do të ketë mundësi që deputetët të përcaktohen qartë se a janë për vazhdimin e rrugës evropiane, a janë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ose për ngecje, kthim prapa në këtë rrugë”, tha Mariçiq.
Rreth fillimit të procesit të skriningut dhe a është ky proces i njëjtë edhe për Shqipërinë, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq deklaroi se skriningun përgatitor e bëmë së bashku me Shqipërinë në korrik, sesioni i parë i skriningut, ishte bashkë me Shqipërinë dhe se procesin e filluam në të njëjtën mënyrë dhe me instrumente të njëjta si edhe Shqipëria.