Lajme
26.8.2022 08:14
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në lajmet e sotme në “Kanal5” deklaroi se paralelisht me procesin e skriningut në atë periudhë do të ketë mundësi dhe obligim të përfundojë ndryshimi i Kushtetutës duke i shtuar disa komunitete, Kroatët, Malazezët, mes të cilëve Bullgarët në Preambulë edhe në një pikë të Kushtetutës, që përmenden të gjithë me emër.
-Nga aspekti ynë në përmbajtje nuk ka asnjë pengesë që kjo të bëhet, mendoj që koncepti ynë në Kushtetutë dhe ambienti ynë gjithmonë ka qenë gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet. Do të hapim dialog me të gjitha partitë politike, si Qeveri, por edhe me të gjithë deputetët. Mendojmë që do të ketë mundësi deputetët të përcaktohen qartë a janë për vazhdimin e rrugës evropiane, a janë për anëtarësim të Maqedonisë s Veriut në Bashkimin Evropian. Ose përsëri janë për ngecje, kthim prapa nga ajo rrugë, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçiq shprehu besim se do ta shfrytëzoj shansin që VMRO-DPMNE të jetë në anën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që është prioritet strategjik tani më 30 vite i Maqedonisë së Veriut.
-Besojmë se VMRO-DPMNE do ta pranoj këtë shans dhe këtë mundësi, sepse e lëshuan për anëtarësim në NATO, si parti, edhe pse pjesë nga deputetët atëherë mbështetën Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet Kushtetuese, shtoi Mariçiq.
Në pyetjen procesi i skriningut i cili fillon kah mesi i shtatorit a dallon nga procesi i skriningut të Shqipërisë,
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se ne fillojmë në të njëjtën mënyrë dhe me instrumente të njëjta si edhe Shqipëria, duke potencuar se këtë herë në korrik sesioni i parë i skriningut ishte së bashku me Shqipërinë.