Lajme
25.8.2022 11:59
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot mbajti takim koordinues me përfaqësuesit e sektorit civil, para të cilëve shpjegoi procesin e skriningut dhe referoi shkurtë aktivitetet e ardhshme të Sekretariatit për Çështje Evropiane në prag të përgatitjeve për mbledhjet e skriningut, të cilët do të fillojnë për tre javë.
-Jam i bindur se organizatat civile do të japin kontribut të rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe progresit drejt anëtarësimit në BE. Sektori civil është partner i pranuar i Qeverisë në këtë proces. Ky partneritet dhe bashkëpunimi i sinqertë mes shtetit dhe sektorit civil është një nga parakushtet e shfrytëzimit të suksesshëm të fondeve strukturore të BE-së, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se organizatat civile të jenë të gatshëm për pjesëmarrje dhe për shfrytëzim më të madh të absorbimit të fondeve të BE-së.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim me organizatat civile hapi diskutim për modalitetin dhe mënyrën në të cilën përfaqësuesit e organizatave civile do të jenë të përfshirë në këtë proces, për çka në mënyrë shtesë bashkërisht do të duhet të dakordohen. Dhe theksoi se Sekretariati për Çështje Evropiane tani më ka angazhuar edhe ekspert rajonal përmes projektit mbështetja Nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut, që do të ndihmon në përcaktimin e bashkëpunimit, vendosjes së platformës për përfshirjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile në grupet e punës nga vetë fillimi i negociatave aderuese.
-Me fillimin e angazhimit të tij, gjithsesi do të jetë në bashkëpunim të afërt që të mund të gjejë një model që do të ishte më i miri në interes të procesit. Gjatë gjithë procesit, Këshilli për bashkëpunim me organizatat civile do të jetë urrë e komunikimit, theksoi Mariçiq para përfaqësuesve të organizatave civile.
Zëvendëskryeministri Mariçiq vazhdon me takime koordinuese ndër-institucionale të cilët ditët e kaluara i zbaton para përfundimit të strukturës negociuese, i cili javë ne ardhshme duhet të miratohet në Qeveri.