Lajme
21.8.2022 06:05
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në intervistën e sotme për televizionin “Alsat” tha se Referendumi është e drejtë demokratike dhe deri më tani e kemi shfrytëzuar më shumë herë, të cilën e mundëson edhe Kushtetuta, por mendon që për deri sa do të ketë Referendum pyetja thelbësore do të ishte a jeni për që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së apo jo.
-Mendoj që disa herë është përgjigjur në atë pyetje dhe nga qytetarët edhe nga institucionet dhe në vend të Referendumit duhet të kahësohemi në përfundimin e detyrimeve tona, krijimin e një konsensusi rreth integrimeve evropiane, sepse ky proces tejkalon mandatin e çdo qeverie, tha Mariçiq.
Mariçiq theksoi se hymë në një fazë në të cilën paralelisht duhet ta çojmë skriningun dhe të punohet në mënyrë intensive në ndryshimet kushtetuese dhe se deri në përfundimin e skriningut ka shanse të mira të kompletohen edhe ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se sipas Qeverisë përmbajtja e atyre ndryshimeve kushtetuese nuk është problematike, sepse bëhet fjalë për diçka që tani më e kemi në Kushtetutë për më shumë bashkësi dhe shtimin e disa bashkësive tjera, mes të cilave edhe atë bullgare, nuk e shohin si problem thelbësor.
Mariçiq në intervistë rikujtoi se nga viti 1991, nga pavarësia, jemi përcaktuar pëe BE dhe NATO dhe tani më jemi anëtare e NATO-s dhe i filluam negociatat, por a do të vazhdojmë dhe do të përfundojmë me sukses varet vetëm nga ne, duke potencuar se kjo është e rëndësishme për çdo deputet ta ketë parasysh kur do të sjell vendimin.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në intervistën për “Alsat” shpjegoi edhe procesin e skriningut dhe deklaroi se skriningu do të jetë shumë intensiv, çdo kapitull do t zgjas disa ditë, varësisht nga ajo se sa voluminoz është dhe se me rëndësi është që të gjithë me vëmendje ti ndjekin prezantimet dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në ta, sepse kjo do të jetë bazë për paraqitjen apo vendosjen e kritereve për hapjen dhe mbylljen e kapitujve më tej.
Mariçiq shtoi se ky proces mobilizon administratën maqedonase dhe e njëjta është shumë e rëndësishme, sepse duhet të na jep pasqyrimin deri ku jemi me harmonizimin e legjislaturës evropiane, çka tjetër duhet të bëjmë, por edhe si në praktikë të zbatohen më lehtë dhe më shpejtë ato rregulla.